Banka Botërore ndihmon Kosovën në fushën e internetit

23.06.2015 19:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Banka Botërore ndihmon Kosovën në fushën e internetit

Banka botërore më anë të një projekti po ndihmon Kosovën që ta përmirësoj shtrirjen ekzistuese të internetit të saj me broadband edhe në zonat rurale.

“Zhvillimi i broadband-it është i pabarabartë në Kosovë, me boshllëqe të mëdha midis rajoneve rurale dhe urbane. Në të njëjtën kohë, madje edhe komunat rurale përballen me një rritje të vazhdueshme të popullatës, çfarë çon në shtimin e kërkesës për teknologjitë e broadband-it, informimit dhe komunikimit” thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.

Për këtë ngjarje është shprehur edhe ministri i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci i cili e ka cilësuar këtë bashkëpunim si shumë të frytshëm.

“Ministria dhe Qeveria e Kosovës kanë qenë shumë të kënaqur me progresin që është arritur në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për TIK-të. Përmes asistencës teknike që na është dhënë, ne kemi fituar njohuri të reja të përgjithshme dhe praktike për hapat që qeveria e jonë duhet t’i marrë për të shtuar shtrirjen e shërbimeve të telekomunikacionit dhe për ta përmirësuar ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës, duke krijuar kështu faktorë të shumtë të jashtëm pozitivë, siç është krijimi indirekti vendeve të punës dhe mbrojtja e mjedisit “,tha Stavileci.

Projekti në fjalë po shihet si i një mundësi për punë nga menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë.

“Teknologjitë moderne mund të jenë mjete të fuqishme për t’i adresuar sfidat kryesore të papunësisë dhe pasivitetit ekonomik në Kosovë, të cilat janë të theksuara sidomos kur kemi të bëjmë me të rinjtë dhe gratë që kanë njohuri për teknologjinë,por që, shumë shpesh, janë të kufizuar sa i përket lëvizshmërisë së tyre për shkak të përgjegjësisë familjare për tu kujdesur për fëmijët apo të moshuarit” – tha Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore në Kosovë,thuhet në kumtesën e Bankës Botërore,transmeton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare