Stsiapan Papou fitoi medaljen e artë në peshën 74 kg në Sambo gjatë Baku 2015. Por mundësi bjellorus tregoi anën e tij njerëzore në fund të sfidës me rivalin azer, Amil Gasimov. Pas dyluftimit final, Gasimov u dëmtua dhe mezi qëndronte në këmbë. Madje i duhej ndihma e kundërshtarit për të arritur në qendrën e tapetit ku u bë shpallja e fituesit.
Menjëherë pas vendimit të arbitrit, Papou e merr mbi shpatulla rivalin Gasimov duke e cuar në këndin e tij ku ndodheshin edhe mjekët zyrtarë. Pas veprimit të tij, kampioni bjellorus shpjegoi se – donte të tregonte respektin e tij për një rival dinjitoz i cili luftoi fort për medaljen e artë.
I duartrokitur në “Heydar Aliyev Arena” Papou tregoi se – e dinte mire cdo të thoshte për një sportist dëmtimi dhe humbja në finale, pasi kishte qënë vetë më parë në të tillë situatë. Në ceremoninë e dhënies së medaljeve Gasimov ishte në gjëndje të qëndronte në këmbë.
Ai tha për gazetarët e pranishëm se – të dy mundësit njiheshin mirë pas janë ndeshur disa herë. Ata janë kundërshtarë në tapet ndërsa jashtë tij kanë një marëdhënie të mirë shoqërore. Ai evokoi disiplinën sportive në themel të veprimit të rivalit të tij.
Sambo është një disiplinë që përfshin Judo, Jiu Jitsu dhe mundjen. Ketu mund te ndiqni edhe videon e plote te ndeshjes: