Mediat serbe: Tensione në bisedimet e Brukselit

23.06.2015 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mediat serbe: Tensione në bisedimet e Brukselit

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel po zgjasin më shumë se katër orë, derisa raportohet se atmosfera është e tensionuar dhe dialogu pritet të zgjasë edhe disa orë tjera.

Siç raporton B92 nga Brukseli, është arritur vetëm memorandumi për mirëkuptim lidhur me sigurimin e automjeteve, derisa çështja e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe mbetet në pikën 0, pasi që palët nuk kanë ndryshuar qëndrim, transmeton IO.

“Atmosfera është e tensionuar dhe e rëndë për shkak të pritjeve të mëdha nga bisedimet. Delegacioni ynë po e jep maksimumin që të arrihen rezultatet e pritura, që të përafrohen qëndrimet dhe të arrihet përparim. Bashkësia… është çështje kryesore, bazë për këtë janë kornizat ligjore dhe përgjegjësitë e Bashkësisë. Pala serbe po tenton që të gjendet zgjidhje kompromisi dhe kushtëzon me përfshirjen e parimeve të arritura për themelimin e Bashkësisë”, thotë Dejan Vladisavjeviq nga Zyra për Kosovën.

Sipas tij, në pjesën e dialogut për energjetikën pala kosovare ka tentuar “të dalë nga pjesa e bisedimeve teknike”.

“Kanë tentuar që të kalojnë në çështjen e pasurisë, që me një hap potez të zgjidhet çështja e Gazivodës, Valaçit dhe se sistemi distributiv në veri të Kosovës të merret nga serbët dhe të kalojë në pronësi të tyre. Qëndrimi i palës sonë është që kjo çështje nuk mund të diskutohet. Përfaqësuesit e BE-së po tentojnë që të gjejnë kompromis për të dyja palët”, ka thënë Vladisavjeviq.

 /express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike