Tri lajme të mira dhe një i keq nga Brukseli, për Kosovën

23.06.2015 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kosova mund të përfitojë kodin e saj telefonik, mund ta bëjë Gazivodën të sajën dhe mund ta heq Parkun e Paqes e ta lirojë Urën e Ibrit për qarkullim të lirë të njerëzve e makinave. Beogradi e serbët po shpresojnë se do të jenë “fitues” duke nxjerrë dicka për “Zajednicën” dhe duke siguruar cmime më të lira të telefonike, kur një serb nga Kosova ta telefonojë një të afërm të tij në Serbi. Klan Kosova ju sjellë një analizë të asaj që mund të ndodh sot (e ndoshta edhe nesër) në Bruksel, kur Isa Mustafa e Hashim Thaci, në një anë, dhe Aleksandar Vuciq e Ivica Daciqi, ulen në tavolinëne negociatave, në të cilën i pret nikoqirja Federica Mogherini.

bisedimet Isa

9:50, 23 Qershor 2015

Disa lajme të mira priten sot nga Brukseli, për Kosovën.

Shteti, nga kjo e martë, mund ta dijë se cili do të jetë kodi i vetë telefonik, që në njëfarë mënyre, pos që sjell përfitime materiale, e konfirmon subjektivitetin e tij ndërkombëtar.
Po ashtu, sot, Isa Mustafa e Hashim Thaci mund të arrijnë një marrëveshje të mirë edhe për liqenin e Gazivodës, i cili përvec që është një bukuri natyrore e artificiale, i sjell benefite shtetit edhe përsa i përket prodhimit të energjisë elektrike, bënë të ditur Klan Kosova.

Lajmi i tretë i mirë që mund të prodhohet në selinë e BE-së është lirimi i Urës së Ibrit për qarkullim të njerëzve dhe makinave, sic ka qenë deri para 25 korrikut 2011, për ata që kanë guxuar ta kapërcejnë atë. Rrjedhimisht, vendimi për heqjen e Parkut të Paqes, ndikon edhe në lejimin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut, Lagjen e Doktorëve, Kodrën e Minatorëve, Suhadoll e pjesë tjera të veriut të Mitrovicës.

Por, ka edhe lajme jo aq të mira, që mund të prodhojë raundi i sotëm i bisedimeve Beograd-Prishtinë, për këtë të fundit.

Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të detyrohen të pranojnë edhe një marrëveshje jo fort të favorshme për Kosovën në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo OJQ për Prishtinën, e bashkësi për Beogradin dhe serbët e Kosovës, mund t’u jap këtyre të fundit kompetenca më të zgjeruara se ato të nivelit komunal.

Megjithatë, është edhe Serbia ajo që mund të fitojë dicka, në këtë ditë, të cilën, për të cilën kryeministri Aleksandër Vuciq ka thënë se “sytë e krejt botës do të jenë të drejtuar kah Brukseli” dhe të cilën e vlerësuar me rëndësi jetike për të ardhmen e shtetit dhe popullin e tij. Nëse ai bëhet i mirë dhe nënshkruan ato që i thotë Federika Mogherini, Serbisë mund t’i hapen kapitujt e parë për negociata me BE-në.

Por çfarë në të vërtetë do të ndodh sot në Bruksel, kur para Mustafës e Thacit, në njërën anë, dhe Vuciqit e Ivica Daciqit, në anën tjetër, do të vendoset një dokument, ku listohen disa tema, për shumë prej të cilave ka shpresa se do të rezultojnë me marrëveshje përfundimtare.

Se cilat janë ato, ju tregon Klan Kosova, më poshtë.

1. Telekomunikacioni: Pika kryesore e mospajtimit është kodi i vecantë hyrës për Kosovën. Edita Tahiri javën e kaluar pati thënë se ai do të jetë +383, gjë që e ka mohuar Marko Gjuriq. Pos kodit, ekipet e nivelit më të lartë do të provojnë të gjejnë akord edhe për cështjen e tarifave (të lira) të bisedave telefonike ndërmjet Serbisë e Kosovës, por edhe funksionimi i operatorëve serbë në Kosovë.

2. Energjetika: Pritet një marrëveshje për menaxhimin e pasurive energjetikë në veri të Kosovës, sikur që është liqeni grumbullues dhe hidroelektrana e Gazivodës, por edhe trafostacioni i Vallaqit. Javë më parë, kryeministri serb ka thënë se “nuk ka bir nënë” qe e detyron atë të nënshkruajë dorëzimin e 100 për qind të Gazivodës te Prishtina.

3. Ura e Ibrit: Kontestuese është cështja e “Parkut të Paqes”, një hapësirë kjo e gjelbëruar, e “rregulluar” në mes të urës së Ibrit, që ndan Mitrovicën në dy komuna, atë të jugut me shqiptarë dhe veriut me shumicë serbe. Prishtina e konsideron atë si pengim të lirisë së lëvizjes, ndërsa Beogradi dhe serbet e veriut të Kosovës besojnë se largimi i këtij parku mund të shndërrohet në një problem të madh serioz për sigurinë e tyre.

4. Asociacioni/bashkësia e komunave serbe: Kjo llogaritet të jetë pika më e nxehtë e bisedimeve të sotme, për të cilën Prishtina e Beogradi, pos për faktin se duhet të themelohet, nuk janë pajtuar asnjëherë rreth përmbajtjes e funksioneve të saj. Kosova është kundër që asociacioni/bashkësia të ketë peshë të madhe politike dhe përgjegjësi të rëndësishme. Serbët po duan ta rregullojnë jetën e tyre në Kosovë, kryekëput nëpërmjet “zajednicës”.

Takimi i sotëm mund të zgjasë gjithë ditën, e duke parë temat, gjasat nuk janë të vogla që ai të vazhdojë edhe nesër. /Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes