Pritet të filloj takimi Mustafa-Vuçiq

E publikuar: 23/06/2015 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegacioni i Kosovës në krye me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe delegacioni i Serbisë, pritet që së shpejti të arrijnë në ndërtesën ku do të zhvillohen bisedime në Bruksel.
Asociacioni i Komunave Serbe, Telekomi, Energjetika dhe Parku i Paqes, pritet të jenë temat që do t’i diskutojnë dy kryeministrat, tema këto që delegacionet teknike nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Megjithatë, thuhet se ka përafrime sa i përket temës së Telekomit dhe Parkut të Paqes. Takimi në mes dy kryeministrave pritet të përfundojë në orët e vona.