Luftojeni Pagjumësinë

22.06.2015 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Luftojeni Pagjumësinë

Vuani nga pagjumësia dhe nuk dini çfarë të bëni që t’i mbyllni pak sytë? Sekreti qëndron pikërisht në dietën tuaj.
Pagjumësia është një shqetësim shumë i shpeshtë i gjumit, karakterizuar nga paaftësia e të fjeturit pavarësisht nevojës fiziologjike.
Personat që vuajnë nga pagjumësia e dinë mirë se sa stresuese është fakti i të ndenjurit me sytë hapur gjatë gjithë natës. Shumë prej tyre përdorin teknika nga më të çuditshmet, bëjnë aktivitete për t’u ndjerë të rraskapitur në fund të ditës apo blejnë në farmaci ilaçe që stimulojnë gjumin. Por pak e dinë që një dietë korrekte dhe e balancuar mund t’i ndihmojë për të kuruar pagjumësinë në mënyrë natyrale. Për të fjetur është e nevojshme shmangia e ushqimeve tepër të rënda, si dhe atyre stimuluese si çokollata, alkooli dhe kafeja. Për më tepër, ushqimi duhet përtypur mirë, për të patur një tretje sa më të lehtë.
Ekzistojnë 10 ushqime që do t’iu relaksojnë dhe stimulojnë gjumin. Le t’i zbulojmë cilat janë ato.
Marulja
Marulja është një prej ushqimeve më të dëshiruara nga ato që preferojnë perimet. Jo vetëm që është e lehtë dhe dietike, por ju bën të ndiheni edhe të çplodhur. Marulja përmban triptofan, një substancë me aftësi të mëdha kuruese.
Orizi
Edhe orizi është ideal për të gjithw ata që vuajnë nga pagjumësia. Edhe ky ushqim përmban triptofan, i cili stimulon prodhimin e melatonisë, hormonit të gjumit.
Bananja
Bananet përveçse të ëmbla dhe të shijshme, janë të pasura me kalium dhe magnes. Këto dy substanca ndihmojnë trupin për të rigjetur energjitë e humbura gjatë ditës.
Shpargu
Në fund të një dite intensive, do të ishte mirë të çplodheni duke gatuar një recetë me shpargë. Janë të pasur me triptofanë dhe amino-acide që ndihmojnw trurin të prodhojë sertoninë, substanca që rregullon gjumin.
Peshku
Peshku është një bekim për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia. Përmban omega 3 dhe vitaminë D, dy substanca elementare për një gjumë më të mirë dhe për t’u ndjerë më pak të lodhur.
Caj bliri
Ku ka më mirë se të përdorësh çajin e blirit dhe kamomilit për të marrë me të mira gjumin. Falë vetive të tyre kuruese, shtendosin nervat dhe bëjnë që trupi të relaksohet.
Qershitë
Me ardhjen e verës dalin edhe qershitë. Janë të ëmbla, të mira dhe të pasura me melatoninë. Do të ishte mirë që t’i hani para se të flini.
Qumështi
Qumështi është një produkt unik që mund ta përdorni kur doni të flini, pa mbetur për orë të tëra me sytë nga tavani. Edhe ky ushqim përmban triptofan.
Arrat
Edhe pse arrat janë konsideruar zakonisht si të yndyrshme, janë një element esencial për pagjumësinë. Arrat janë të pasura me magnes dhe kripëra minerale, të nevojshme për të luftuar stresin.
Tërshëra
Edhe tërshëra përmban melatoninë dhe është ideale për të gjithë ata që në fund të ditës nuk arrijnë të flenë. Pasi të hani një pjatë të përgatitur me tërshërë, do të relaksoheni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)