Kanë kaluar shumë vite, prandaj koha është të rrëfehem për një aventurë dashurie, e cila kurrë më nuk më ndodhi në jetë, ndonëse ëndërroj t’më përsëritet. I mbaj në mend fjalët e pleqve kur thoshin: “Vera njëherë vjen kah dera”. Vërtet, u binda para një dekade se çka të sillet rreth hundës njëherë, vështirë është të përsëritet. Fati im ishte që arrita ta shijoja deri në maksimum atë rast, për të cilin kisha me dhënë gjithçka, që t’më përsëritet edhe njëherë.
Ndonëse tani jam i martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me ëndje vitin 1997, kur për herë të parë e kuptova se çka është dashuria dhe çka është seksi i vërtetë. Si fshatar i pa dalë nëpër dynja, e kuptova se përpos sakrificës për të fituar para, që në atë kohë mendoja se ishte gjithçka në jetë, ekziston edhe diçka që të bën të ndihesh më i lumturi në botë, edhe kur nuk e ke në xhep asnjë metelik.
Në banesën që zura me qira në kryeqytet, ditët e para më dukeshin sikur të isha një i burgosur. Pata mësuar vetëm një rrugë: banesë – tregu i devizave. Sepse, te tregu i devizave prisnim për të gjetur ndonjë punë dite. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat. Megjithatë, duhej të punoja, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në kryeqytet dhe jo të kthehesha në fshat, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e fushës.
O zot, kah erdhi ajo femër aq e bukur?
Një pasdite, derisa unë shtrihesha në krevat, sepse kisha lënduar paksa këmbën, më trokiti në derë një vajzë e pashme, për të cilën më vonë mësova se ishte banuese, nja dy shtëpi më larg se ku banoja unë.
– Mirëdita! Ju shqetësoj, ndoshta? – mu drejtua vajza.
Unë mbeta i stepur. Ishte kontakti i parë që kisha në kryeqytet me një femër si kjo. Nga të nxehtit pothuajse tërë trupin e kishte zbuluar. Edhe aty ku kishte mbulojë, i shihej çdo gjë, sepse ai fustan që kishte veshur, ishte jashtëzakonisht i hollë dhe pa asnjë problem i dukej gjoksorja.
O zot, mendoja në vete, ku e paska krijuar perëndia këtë femër kaq të formuar! Kishte këmbë të gjata, edhe pse vetë nuk dukej të ishte më e gjatë se 170 centimetra. Vithet i dukeshin të lëmuara, pa asnjë gram celulit. Gjoksi, sikur donte ta shpërthente atë gjoksore të hollë nga mëndafshi. Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha pasur femër në jetë. Isha i njomë dhe i virgjër, edhe pse i kisha mbushur të njëzetat që moti. Jetë fshati më… S’ta qante kush hallin nëse je pjekur apo jo, para se të martoheshe…
– Unë jam Ganja… Nëna më dërgoi t’u lus për një ndihmë të vogël. E di që ju punoni, por rastësisht u pamë nga tarraca jonë se jeni sot në shtëpi – më trazoi vajza nga hutia që isha zhytur nga bukuria e saj.
– Po… po… I lirë jam… Urdhëroni – iu përgjigja, disi duke belbëzuar.
Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mendtë, por, si dukej, i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Pranoi të ulej për një çast, gjoja sa për t’më treguar se çka i nevojitesha nënës së saj, por që me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit, ma luante trurin nga koka. Herë vente njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve. E gjora, nuk e dinte se unë kurrë nuk kam pasur një femër aq të zbuluar dhe aq pranë vetes!
Nënë e bijë – më ç’mendën…
Pasi ma sqaroi se nëna e saj kishte një punë fizike, të cilën e bën vetëm dora e mashkullit, siç u shpreh ajo, ikëm bashkë në drejtim të shtëpisë së tyre.
– Mami, ta prura këtë që kërkove – i tha Ganja nënës së saj dhe iku në dhomën e vet.
Me zonjën biseduam për ca dru, që ia zinin një cep të oborrit. Duhej t’i çaja dhe t’i palosja në bodrum, ndërkohë që ajo do më paguante. E pranova atë punë, jo shumë me dëshirën se do të fitoja ca para, sa për faktin që të jem afër Ganes, në të cilën u dashurova që në shikim të parë. Përderisa nuk e shihja atë, sytë më iknin te nëna e saj, e cila dukej të ishte një zonjë që kujdesej shumë për trupin dhe pamjen e saj. Sikurse e bija, edhe ajo kishte veshur një fustan të hollë, i cili i mundësonte syrit tim që ta shikoj formën e trupit të saj. Fundja, unë nuk isha në gjendje që të zgjidhja shumë. Por, edhe pse nuk kisha pasur kurrë punë me këso hyjnish, më bënte që të ndihesha më i lumturi në botë.
Ato dru që kisha për detyrë t’i çaja dhe t’i palosja, nuk kishin qenë ndonjë gjë e vështirë. Por, zotnillëku i qytetarëve kuptohej pikërisht në këtë, ku asgjë fizike nuk punonin…
Përderisa unë punoja, në tarracë doli edhe Ganja, e cila bashkë me nënën m’i shikonin muskujt në pjesën e sipërme të trupit, të cilin e kisha lakuriq dhe fuqinë që demonstroja me ato dru. Dukej qartë se pamja ime i joshte, pavarësisht pozitës që kisha si fshatar i thjeshtë dhe punëtor krahu.
– Eja pusho pak… Ganja të paska sjell një lëng molle, i cili do të freskojë dhe do marrësh mjaft vitamina… – më tha zonja.
– Ç’i duhen këtij vitaminat?! E sheh se sa i fortë është… – ia priti me shaka Ganja.
Ndenjëm një kohë bashkë, duke e shfrytëzuar kohën për t’u njohur më mirë, si fqinj të rinj që ishim. Unë u tregova se jam nga një fshat i thellë malor dhe se kisha ardhur në kryeqytet për të punuar, sa për të fituar sadopak për nevojat e familjes. Ato e kuptuan se unë jam vërtet i virgjër në çdo aspekt, por që gjithnjë e më tepër vërehej se u pëlqente ky fakt.
Zonja më sillej vërdallë rreth trupit…
Përderisa i palosja drutë në bodrum, zonja shpesh qëndronte pranë meje, duke më sqaruar se ku dhe si t’i vendosja ato dru. Shpesh ulej për të larguar ndonjë gjë nga ai vend, por që më kallte, kur bythët m’i ekspozonte aq mirë, sa që i shikoja me ëndje… Duke u ankuar se në bodrum ishte freskët, shkonte lart në dhomë, por sërish kthehej.
O zot, mendoja në vete, kjo do më alivanos me këto sjellje! Nuk guxoja të bëja ndonjë veprim, nga frika se do të humbisja çdo shans, edhe pse e nuhata qartë se ajo më dëshironte. Pas pak e thirri Ganen nga dritarja dhe i dha një detyrë, që të shkonte diku. Ky ishte edhe sinjali i qartë për mua se kishte ardhur koha që të mbesim vetëm ne te dy…
– Ta pastrojmë pak këtë vend dhe e përfunduam punën, sepse sytë m’i qorronin çdo ditë këto tollovi midis oborrit! – më tha ajo, e cila angazhohej me të madhe në pastrimin e dyshemesë së bodrumit, me gjasë, vetëm për të qenë më eksituese për mua.
Duke u ballafaquar me pastrimin, në një çast ajo m’i mbështeti shpatullat e këmbëve për trupin tim, kur pa se nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë “marri” dhe se isha frikacak në këtë drejtim. Prandaj, gjithnjë e më shpesh, kinse pa dashje, m’i fërkonte shpatullat rreth trupit tim… Dhe, në një çast më pëlciti truri dhe e rrëmbeva për vithe me të dy duart e mia.
– Sa e fortë që jeni, moj zonjë! – i thash.
– Vërtet? – më pyeti me një shprehje të kënaqësisë.
Edhe pse u skuqa i tëri, duart e mia lëvizën pa kontroll mbi trupin e saj…
Fjalët dhe gjëmat e saj më eksitonin aq fort, sa që më bëri ta harroja edhe Ganen, në të cilën më mbeti syri që në shikimin e parë. Fundja, me siguri, zonja e di më mirë “punën” sesa vajza e saj, e që dukej të ishte paksa më e ngurruar…
Ndërkohë, u dëgjua zëri i Ganes, e cila sapo kish hyrë në oborr. Zonja më urdhëroi të vishesha shpejt e shpejtë, por të mos dilja nga bodrumi, përderisa nuk do të qetësohesha nga entuziazmi që më pat kapluar.
Ajo u ngrit, lëshoi fustanin, i rregulloi flokët me gishtat e hollë dhe u nis drejt Ganes, e cila po e thërriste.
Unë, pasi e mora veten, dola nga bodrumi dhe i raportova zonjës për punën e përfunduar. Në atë çast ia lëshova sytë Ganes, e cila, megjithatë, më nxiti të lëpihesha.
Më pagoi për punën “hakikat”…
Zonja, vërtet, më pagoi mirë, duke më dhënë edhe para shtesë, gjoja se punën e kam bërë “hakikat”.
Dhe, nga ajo ditë, sa herë që zonja ndiente nevojë, më gjente ndonjë punë, sa që u bëra punëtor ndihmës i asaj shtëpie. Vonë e kuptova se ajo nuk kishte burrë, prandaj më ftonte shpesh.
Por, sot, ah… vetëm mund ta ëndërroj atë periudhë disamuajshe, sepse ndryshuan shumë gjëra me fillimin e vitit 1998…/R.
/kosovarja/