Të kontrollosh ëndrrat do të thotë të hapësh një botë të pafundme, një mundësi për çdo përvojë të imagjinueshme, që nga fluturimi i njeriut tek odisetë seksuale dhe komandimi i detrave, shkruan “The Independent”.
Disa njerëz kanë ëndrra të qarta në një pikë të jetës së tyre, por kjo ndodh rrallë. Zgjat vetëm pak sekonda dhe të jep ndjesinë se nuk je kthyer plotësisht në zotërimin e vetes. Fenomeni i quajtur “LDing” (Lucid Dreaming) mund të mësohet në shumë komunitete online, dedikuar shpërndarjes së eksperiencave dhe këshillave për intepretimin e tyre.
Metodat janë të ndryshme, por “The Independent” sjell një “guidë fillestare”, bazuar në disa hapa të thjeshtë të “World of Lucid Dreaming” (Bota e ëndrrave të qarta).
Kontrolli i realitetit
Ëndrrat e qarta provojnë trurin tuaj nëse ju jeni duke ëndërruar në një ambient që nuk është shumë i vërtetë. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi ëndrrat stimulojnë të njëjtën ndjenjë që ne përjetojmë në botën reale, por ka disa mënyra:
Fusni gishtin përmes pëllëmbës së dorës
Ëndërrimtarët pranojnë se 90% të kohës gishti kalon përmes pëllëmbës së dorës, dhe do të thotë se jeni duke ëndërruar. Për të kujtuar testin tuaj në botën e ëndrrave, bëni kontrolle në kohën reale, kohë pas kohe, afërsisht 10 herë gjatë ditës. Për shembull, kur kaloni përmes derës, truri juaj lidh derën me realitetin kur ëndërroni.
Sjellje të tjera të çuditshme, karakteristikë e ëndrrave, përfshijnë edhe frymëmarrjen me hundë, dhe me gojën mbyllur, vështirësi në të lexuar, të jeshë i vetëdijshëm për kohën, dhe të bësh matematikë apo të gjesh ndryshimin e reflektimit në pasqyrë.
Pohimi
Për të ndaluar subkoshiencën tuaj t’ju bindë se ëndrra është realitet, The Independent sugjeron që para se të flini gjumë thoni “Unë sot do të shohë ëndrra të qarta”. Kjo quhet si një praktikë meditimi për trurin.
Mbani një ditar për ëndrrat
Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni ëndrrat tuaja më të gjalla, dhe në këtë mënyrë do të jeni më të vetëdijshëm për to.
Përfytyroni se ku doni të jeni
Mendimet, vendet dhe njerëzit nga e përditshmja jonë shpesh herë na shfaqen në ëndrra, edhe pse zakonisht në mënyrë surreale. Shpenzoni disa minuta në mënyrë aktive gjatë ditës duke ëndërruar një mjedis të caktuar, erën e objekteve, dhe zhurmat, që më vonë mund t’i gjeni në gjumë.
Disiplinë
Njerëzit i kanë dedikuar disa vite LDing, dhe kanë shkruar shumë libra për këtë fenomen. Këto janë vetëm hapat fillestare të kontrollit. Por sa më shpesh të mësoni për të, aq më të lehtë do e keni të kontrolloni ëndrrat e qarta.
Mos u emociononi shumë kur e kuptoni që jeni duke ëndërruar
Mjaft. Zbrisni me këmbë në tokë. Nëse emocionoheni shumë, apo ndjeni ankth, apo çdo emocion të fortë, kur të kuptoni se jeni duke ëndërruar, ajo do të shpërbëhet dhe do të përfundojë më shpejtë. Fërkimi i duarve me njëra-tjetrën, shkruan The Independent, ju ndihmoni të stabilizoni një ëndërr të qartë, si prekja apo shijimi i diçkaje. Ndërsa ëndrra vazhdon të thurret deri në përfundim. Merrni frymë thellë, dhe mos harroni se jeni duke ëndërruar dhe keni një kohë të pafundme aty. (tch)