Shkenda Dubova realizon videoklipin më të shtrenjtë shqiptar (Video)

E publikuar: 19/06/2015 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një klip i paparë deri më sot,jo vetëm ndër shqiptarët por i rrallë edhe në botë për koston e lartë të realizimit dhe teknikën e fjalës së fundit,të cilën vetëm pak artistë në botë e kanë përdorur deri më sot.
Ky videoklipi i cili do të publikohet javën e ardhshme është xhiruar me kamerë Arri Alexa, e cila është përdorur në klipet e fundit të Nicki Minaj dhe për xhirimin e filmit të fundit të Angelia Jolie.

Një ditë xhirimi me këtë teknikë ka kushtuar me mijëra euro,teksa realizimi i klipit ka zgjatur disa ditë.

Në realizimin e klipit kanë marrë pjesë mbi 100 persona. Pjesë e këtij klipi janë regjisorët, kostumografët, skenaristët, kameramanët, koreografët, statistët, kreatorët e modës më të mirë.(lajmi.net)