AAK: Fajin për Ramushin e ka qeveria (Video)

E publikuar: 18/06/2015 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndalimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritet e Sllovenisë në Lubjanë, i ka mobilizue gjithë pjesëtarët e kësaj partie. Kryesia e AAK’s ka mbajt gjatë ditës mbledhje të jashtëzakonshme.

Në konferencën për media mbas mbledhjes, nënkryetari i kësaj partie,  Ahmet Isufi ka njoftue se janë takue me ambasadorin slloven, nga i cili kanë kërkue lirimin e menjihershëm të Haradinajt si dhe heqjen e listave të Intertpol’it të dergueme nga shteti serb.

Edhe nënkryetari tjetër i kësaj partie, Ardian Gjini ka akuzue Qeverinë e Kosovës se nuk ka ndërmarrë asgja për këtë çashtje, ndonëse Ministria e Drejtësisë ka kohë që e ka në dispozicion këtë listë.

AAK përmes nji letre dërgue Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, i ka kërkue asaj me i nis nji letër shtetit Slloven ku i kërkohet pastrimin përfundimtarë i këtyne listave. Ata poashtu i kanë kërkue te pares se shtetit me i shkputë marrëdhaniet bilaterale diplomatike dhe tregtare, deri në lirimin e Haradinajt.

Në anën tjetër, edhe te Ejten para ambasadës së Sllovenisë ka vazhdue protesta paqësore e deputetëve dhe përkrahësve të kësaj partie.  Me pankartat “Turp”, dhe “Slloveni, a je Europë a Serbi”, protestuesit kanë thanë se kanë me qëndrue para ambasadës, ne lirimin e  Haradinajt dhe kthimit te tij  në Kosovë. AAK u ka ba thirrje tanë qytetarëve me ju bashku ne këtë protestë.

Protestën e tyne e kanë mbështet edhe deputete të partive opozitare në vend, Nismës për Kosovën, e te Lëvizjes Vetëvendosje.