“Gjermani” ma kalli zemrën…

E publikuar: 17/06/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luanin, bukuroshin nga Gjermania, ma propozuan familja ime për fejesë, ani pse që moti isha përcaktuar të mos njihesha me asnjë djalë nga Diaspora, meqë dëgjoja fjalë të ndryshme për ta, madje edhe të tilla se të rrallë ishin ata që nuk merrnin edhe drogë…

Edhe pse edhe më parë kisha njohur shumë djem, asnjëherë s’u kisha dhënë mundësi t’më ofroheshin, meqë doja, thjesht, më parë ta përfundoja fakultetin dhe të mos varesha nga askush. Sidomos, nuk doja të krijoja lidhje me ndonjë djalë që jetonte në Perëndim, meqë dëgjoja gjithnjë e më shumë fjalë se ata merreshin edhe më punë jo të mira, madje edhe me drogë.

Por, as vetë s’e di se si më bindën familja të njihesha me Luanin, por e di se dola dhe atë natë e kujtoj edhe tash, ani pse tash po bëhen katër vjet nga ajo kohë. Sapo e pash Luanin as vetë se di pse, por më bëri të ndërroja bindjen që kisha për djemtë që jetonin në Perëndim dhe thua se ai ishte djali që e kisha pritur deri atëherë…

Si e marrë fillova t’u besoja premtimeve të tij!
Menjëherë u pendova pse i kisha munduar aq shumë të tjerët që donin të njihesha unë me Luanin. Luani ishte edhe i guximshëm: nuk kaloi as gjysmë ore bashkë dhe ma mori dorën e ma shtrëngoi lehtë, aq sa një drithërimë ma përshkoi trupin. Unë u hutova dhe e tërhoqa dorën time nga dora e tij, ani pse diçka nga brenda më thoshte të mos e bëja një gjë të tillë…

Pas kësaj, ai filloi t’më lajkatonte për bukurinë time dhe t’më jepte menjëherë premtime aq të mëdha sa që unë, si e marrë, fillova t’i besoja. Thjesht, atë natë më nuk e njihja veten, kisha ndryshuar shumë, për një orë të vetme.

Fejesa e papritur…
Edhe një drithërimë e lehtë ma përshkoi trupin kur ai ma shtrëngoi përsëri lehtas dorën time. Të dridhurat s’kishin të ndalur veçmas kur më tha se për të isha femra më e bukur dhe më e veçantë që ai kishte takuar ndonjëherë…

Dhe, për të mos e zgjatur shumë, po atë natë vendosëm të fejoheshim pas një jave…

Pas fejesës dola vetëm edhe një herë me Luanin, meqë atij i ishte ofruar fundi i pushimit në Kosovë. Nga ai takim, që nuk do ta harroj kurrë, mora puthjen e parë nga një mashkull, puthje të cilën me vite të tëra e kisha menduar se si do të ndodhte…

Martesa që zgjati vetëm disa muaj…
E lamë të martoheshim verën e ardhshme. Edhe provimet fundit në fakultet me ecën mirë dhe para martese edhe diplomova. Tek pas diplomimit fillova të dëgjoja edhe fjalë jo të mira për “shatcin” tim. Dhe, shpejt u binda se ai ishte njëri nga ta, sepse në vend të martesës si bëhet te ne, ai kërkoi të bëhej vetëm një ceremoni e thjeshtë dhe hiç më shumë…

Dy javë pas martesës sime unë me Luanin udhëtuam për në Gjermani, vend të cilin tash e mallkoj, sepse për mua atje gjithçka ishte zi. Posa arrita atje pash se Luani, ai djalë i urtë, që ia fala zemrën që në takimin e parë, hetova se më kishte mashtruar, madje në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai ma prezantoi ortaken time polake dhe fëmijën që kishin.

Dhe, që nga ajo natë bota u shemb mbi mua. U përpoqa menjëherë të ikja, por nuk arrita, meqë Luani më përcillte në çdo hap… Flisja me familjen time vetëm në prani të tij dhe më detyronte t’u thosha se isha shumë e lumtur…

Pas disa muaj gjeta mënyrën për t’u kthyer në Kosovë. E trishtuar isha aq sa edhe pamja ime nuk e kishte më bukurinë e dikurshme. Të gjithë u ndien në faj që, në njëfarë forme, më kishin detyruar të njihesha me Luanin.

Tash, e që kanë kaluar tre vjet nga një jetë e paharruar për të keq, e kujtoj atë kohë si kujtimin më të trishtë timin. Por, kam arritur të marr një mësim se në jetë gjithçka po mund të ndodhka…/kosovarja/