Një studente ka rrëfyer se si u nda nga i fejuari i saj, të cilin e donte, për shkak se ai nuk ishte multi-milioner.
Tani ajo thotë se del me meshkuj më të pasur dhe më të mëdhenj në moshë, të cilët kanë shpenzuar mijëra sterlina për të.
Studentja e infermierisë, Alex Munoz thotë se është një “dashnore sheqerkë”, e varur nga jeta luksoze.
“I quaj babai i ëmbël. Jam e varur prej tyre,” thotë ajo.
Ajo tregon se njëri prej tyre i pagoi 52 mijë sterlina për shkollimin.
Një tjetër i ka blerë një Bentley për 80 mijë sterlina dhe një i tretë ka shpenzuar 117 mijë sterlina për një shtëpi.
Një i katërt i bleu asaj një mace të madhe, një panterë, të cilën e quan Blacky- dhe disa kuaj.
Munoz, me origjinë nga Los Angeles, tha se i fejuari i saj nuk e përballonte stilin e jetesës që kërkonte ajo.
“Ishte i bukur dhe i këndshëm, por unë vlerësoj bizhutë më shumë se dashurinë”.
Në moshën 21-vjeçare ajo hyri në një faqe ku “peshkohen” të tillë dashnorë.
Thotë se ka mbajtur edhe disa dashnorë njëkohësisht.
I dashuri kryesor fiton rreth 18 milionë sterlina në vit.
Ai paguan 17 mijë sterlina rregullisht që të takohet me të.
Tani ajo ka ngritur edhe një kompani pastrimi, me paratë që i kanë dhënë dashnorët.
“Mendoj se do përfundoj duke u martuar me ndonjërin prej tyre,” thotë ajo.