Kimete Berisha
Kulturë perendimore, po, ajo dihet që jemi perendimorë, ama, kur vjen puna te ‘ai sendi’ i meshkujve, edhe ‘intelektualët’ shqiptarë e rrehin tupanin, i fryejnë fyellit, kcejnë, knojnë, e kcejnë e knojnë, e rrehin shuplaka e vallëzojnë, gëzohen, gëzohen, e gëzohen derisa ta marrin vesh krejt ‘dynjaja familjare dhe shoqërore’ se ‘filan djaloshi’ u bë synet.
Xhymysh. Shyhret. Vishen, lyhen, ngjyhen, lmohen, çkyhen defat, si kur shkojnë bullaqinat ‘me marr nusen’ dhe tubohen në restorant.
Se, tash është ‘katunarski’
me festu në shpi, po ‘qytetarsi’ është me festu në restorant, ku në atë tavolinën e rezervuar për dhëndrrin e nusen, ulet djali (ose djemtë e bërë synet), dhe shkojnë rend e rend qindra familjarë e dashamirë ia bëjnë përhajr penisin.
Ngjyra e livojzinit ku ulet djali apo djemtë (shkaku i mësyshit) duhet të jetë mavi e çelur, si qielli i mëngjesit.
Kush ka pare e paguan Xenin live, ndërsa ky eveniment quhet ‘dasëm’. Xharrahë nuk ka më, por është Bajram Rexhepi.
Nuk ka gjë më primitive, nuk ka gjë më qesharake se të bësh dasëm për punën e ‘atij sendit’.
Merreni me mend sikur të bëhej dasmë kur femrës i ‘vijnë’ menstruacionet e hyn në bylyk.
Po, njëmend femra është fëmër, mashkulli është mashkull, e jeta është jetë.
Festimi i penisit të bërë synet dhe ngritja e flamurit të synetisë ndër ne është shenjë e burrërisë, përçim mesazhi se ‘këtu ka burra’, përjashto rastet e rralla kur ti si prind nuk e di se po e bë synet një tuts ose një homoseksual të ardhshëm.
Një të mirë e ka puna e “kremtës së penisit”, që nuk shënohet për çdo përvjetor.
Nuk jam kundër synetisë, tamam puna (sepse e lavdërojnë si të shëndetshme), ama jam kundër dhe neveritem nga kremtimi i synetisë.
Mendoj se ky eveniment është personal, ashtu siç është personal organi gjenital i njeriut.
Ne e çudisim botën perendimore me ‘kremtën e synetisë’, kurse ne vet çuditemi me lopët indiane.
Por, në fund, askush në botë nuk mbetet pa u çuditur.
P.S. Ky status u frymëzua nga një ‘kremtë penisi” që po zhvillohet fuqishëm këtu diku, në Prishtinë.