Armina Mevlani, shqiptarja e preferuar nga “D&G” (Foto)

E publikuar: 16/06/2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka mjaftuar vetëm një set fotografish me veshje “D&G”,për blogun e saj dhe me sa duket ish-Miss Albania ka goditur në shenjë.

Armina Mevlani është pikasur nga njëri prej stilistëve më të njohur në botë, Stefano Gabbana, i cili nuk ka qëndruar indiferent ndaj hireve të bukuroshes shqiptare.

Jo rastësisht stilisti i njohur italian zgjodhi ta postojë në “Instagram”-in e tij, foton ku Armina shfaqet me një look total identifikues ,“Dolce & Gabbana”.

Komentuesit duken entuziastë, madje propozojnë që Stefano Gabbana ta zgjedhë 24-vjeçaren si imazh të markës së njohur “High Fashion”, raporton “Express” i KTV-së.

Mevlani, është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Është shpallur “Miss Shqipëria 2009”, e drejton një revistë mode në Shqipëri, ndërsa së fundi ka bërë bujë për lidhjen e saj me Shkelzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.