Heshtja e Serbisë ndaj gjenocidit në Srebrenicë

16.06.2015 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Heshtja e Serbisë ndaj gjenocidit në Srebrenicë

Autoritetet e Serbisë janë të shqetësuara për shkak të rezolutës së paralajmëruar për Srebrenicën, të cilën Britania e Madhe po ia propozon Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në prag të 20 vjetorit të gjenocidit.

Në kohën kur misioni i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara ia pati dorëzuar Serbisë propozimin për rezolutën për Srebrernicën, për të cilën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të duhej të diskutonte në mbledhjen e 7 korrikut, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pati porositur se Beogradi do ta shqyrtojë me kujdes përmbajtjen e tekstit.

Më parë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për këtë rezolutë, pati theksuar se rrethi që po krijohet është i vështirë dhe i rrezikshëm..

Por, Zharko Koraq, politikan dhe psikolog, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se politika e Beogradit ndaj Srebrenicës ka qenë gjithmonë që të shtihet kinse ajo ngjarje nuk ekziston fare dhe se nuk ka ndodhur.

“Kjo është një politikë, të cilën unë do ta quaja ashtu siç tradicionalisht quhet, politikë e strucit, do të thotë ta fusësh kokën në rërë dhe të shtiheni kinse asgjë nuk ka ndodhur”.

“Në fakt, rezoluta angleze, ia përkujton Serbisë faktin që ajo është dashur të jetë nismëtare morale e rezolutës ose ndonjë deklaratë për Srebërnicën dhe se ajo e ka lëshuar këtë rast dhe se tashmë është në pozicion që të reagojë lidhur me atë që të tjerët dëshirojnë të deklarojnë dhe mënyrës se si dëshirojnë ta shënojnë këtë ngjarje të tmerrshme”, tha Koraq.

Ndërkohë, mediet tashmë kanë raportuar se rezoluta për Srebrenicën parasheh që fëmijët në të ardhmen në shkolla të mësojnë për gjenocidin dhe se dënohet çdo mohim i gjenocidit.

Në anën tjetër, një gjë e tillë po ndodhë nga disa adresa të caktuara politike.

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kohë më parë ka mohuar të ketë pasur gjenocid në Srebërnicë.

“Në Srebërnicë nuk ka pasur gjenocid. Është shumë e vështirë të akuzosh në gjykatë dhe të dëshmosh se ka pasur formë të gjenocidit”, ka thënë Nikoliq.

Ndërkaq, ministri i jashtëm serb, Daçiq, ka theksuar se e ka lexuar propozimin e rezolutës.

“Në atë tekst, 20 herë përmendet gjenocidi dhe vetëm një herë pajtimi”, ka theksuar Daçiq.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Nontingemit, Marko Milanoviq, nuk beson se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do ta sjellë rezolutën për Srebrenicën me formulim ligjor obligues, për shkak se për çfarëdo dokumenti që sjellë ky mekanizëm, është i nevojshëm pajtimi i të gjithë anëtareve, pra edhe i Rusisë.

Por, sipas tij, fuqia e rezolutës së Kombeve të Bashkuara është politike, ashtu siç ka qenë edhe rezoluta që dënoi gjenocidin në Ruandë.

“Rëndësia e rezolutës, para së gjithash është simbolike. Për këtë shkak kjo edhe po i pengon autoritetet në Serbi, sepse kjo do t’ju krijojë problem politik. Kurdo që do të takohen me ndonjë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, mund t’i pyesin se ‘a keni vepruar sipas rekomandimeve ose vendimeve të Këshillit të Sigurimit dhe çka ju po bëni lidhur me gjenocidin në Srebërnicë”, tha Milanoviq.

Ai shtoi se në qoftë se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit rekomandon që 11 qershori të konsiderohet si ditë e përkujtimit të gjenocidit, Serbia mund ta refuzojë këtë në aspektin ligjor, por në aspektin politik kjo do të ishte e dëmshme për të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish