Show Bizi Shqiptar, kërcënojnë estradën (Foto)

E publikuar: 11/06/2015 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy djemtë e Show Bizit Shqiptar, Jetmir Agaj dhe Miri Zeqiraj nuk kanë lajme të mira për estradën kosovare.

Dy djemtë që menaxhojnë Show Bizin Shqiptar, Jetmir Agaj dhe Miri kanë thënë për Express se ditët në vijim pritet që ata të veprojnë dhe të tregojnë se kush nga këngëtarët e estradës kosovare kanë vjedhur këngë më shumë.

“Është fundi për artistët që kanë vjedhur këngë dhe kanë ble klikime, emrat e të cilëve në do t’i tregojmë emrat e tyre”, kanë thënë ata për Express.

Sipas tyre, ata kanë punuar shumë në dy tre muajt e fundit, nëpër rrjete sociale dhe kanë monitoruar punën e estradës.

Tanimë ata kanë mjaft material për t’i prezantuar në emisionin e radhës të Express Rozë por edhe në kanale të tjera, si në Zonë e lirë, etj.