Supermodelia Irina Shayk ka vendosur të flasë për fëmijërinë e saj, duke zbuluar disa gjëra që nuk diheshin më parë. Ajo tregon se kur ishte e vogël familja e saj në Rusi ishte në gjendje shumë të rëndë ekonomike. Irina paguhej jo më shumë se 1 dollar në ditë.
Ajo mblidhte domate dhe patate në qytetin e saj të vogël. Gjatë periudhës së verës ajo punonte në spital dhe merrte 20 dollar për 30 ditë pune. Ajo thotë se nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me atë spital, por tani ajo është e lumtur sepse nuk merr por dhuron para atje.
Më pas Irina thotë se edhe pse filloi punë si modele, e ka patur shumë të vështirë fillimin. Në fakt superylli i Realit të Madridit, ishte ai që i dha shumë famë modeles dhe pse në fund të vitit të kaluar ata e ndërprenë marrëdhënien e tyre dhe tani Irina shoqërohet me aktorin, Bradley Cooper.