Islam Krasniqi
Kosovës pas njëqind vitesh ju kthye i biri i vetë, atdhetarin, luftëtarin e Shqipërisë, i cili gjatë gjithë jetës së vetë kontribuoj për çështjen kombëtare shqiptare me laps dhe pushkë, ku trupi i tijë deri në vitin 1998 afro njëqind vite pushonte në Podgoricë.
Po behën njëqind vite kur Isa Boletini u vra në pa besi me dy djemtë dhe dy nipa të tij nga ushtria Malazeze, por ata harruan së heronjtë nuk vdesin kurrë, plumbi i armikut na jep pavdekësi, ashtu siç i dha pavdekësinë edhe heroit tone bacës Is, i cili pushkën dhe atdheun i ka dashur aq shumë sa qe asnjëherë nuk ishte ndarë nga asnjëra.
Shqipëria nuk është quajtur kot vend i shqiponjave, sepse edhe shqiptarët kanë mbajtur vesh xhamadanin i cili ka ngjarë në krahët e shqiponjës. Gjatë vizitës së tij në Londër të Lordi për mbrojtjen e tokave shqiptare nga copëtimi i fuqive ballkanike, Isa Boletini nuk ju bind urdhrave të tij që ti dorëzojë armët rojtarit në port të mbretërisë sepse parimi i tij ishte që për të gjallë asnjë herë të mos e dorëzoj armën, po për ti nderuar shokët që ishin me të, njërën armë e dorëzoj, por tjetrën nga brezi nuk e hoqi, kur u pyet perse nuk e dorëzove armen, ai u përgjigj: vetëm kësaj i besoj, kjo për mu është babë e djalë. Trimi i Shqipërisë ishte një vizionar që shikonte larg, që kishte një projekt afat gjatë për çështjen e Shqiptare, ku edhe ju thotë në Londër “ Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çështjen e Shqipnisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi! sepse unë edhe njëqind jetë të kam, të gjitha atdheut di t`ia fali!” gjë që dëshmon së ende Ballkani ka mbetur në një gjendje katastrofale.
A ishte kjo ëndrra e bacit Is, mendoj së jo, sepse trimi e deshi aq shumë Shqipërinë sa që gjithë jetën e vetë e shkriu për të, por jo këtë Shqipëri siç është sot e copëtuar, e ndarë , e poshtëruar, sa që kur është pyetur si je, është përgjigjur me një përgjigje shumë me vlerë “ Unë jam mirë, kur mirë është Shqipëria”.
Kërkesa e tij nuk ishin shumë, por ato që ishin, ishin shumë të qarta, Shqiptarët nuk e lëshojnë asnjë pëllëm tokë pa gjakë, dhe se në shqiptarët duhet të qeverisim vetë pa përzierjen e askujt në punët e brendshme.
Isa Boletini, nuk arriti me kohë në Vlorë për ta shpallur pavarësinë e tokave shqiptare me 28.11.1912, sepse rrugët i’u kishin mbushur me prita, por tash erdhi dita që të kthehet në vendlindje të tij në Bolëtin, sepse shpirti i tij s’do të pushojë asnjë herë deri sa të behët Shqipëria. Sot në Mitorvicë po buzëqesh edhe toka, qielli sepse po kthehet biri i tyre. Si ti dalim përpara, me çfarë fytyre apo ti vejmë maske që i patëm kohën kur shkelëm mbi gjakun e heronjve, dhe e harruam amanetin e tyre, si ti thojmë Bacë kjo nuk është Mitrovica që ti na e le amanet, por u nda në dy pjesë, në njërën anë valon flamuri që ti deshtë, dhe në pjesën tjetër nuk ka asgjë shqiptare. Po aty të kulla e jote, deshëm që edhe eshtrat e tu ti dërgojmë në Vlorë aty pran shokëve të tu, por ty të pret vendlindja jote tash e njëqind vite, të pretë Boletini historik që të rriti, të edukojë, të kaliti për luftë dhe ta dha idealin e pastër, që mos të mashtrojë dynjaja por deri ne frymën e fundit të punosh për Atdhe, Pusho i qetë o Isa Boletini në vendin tënd sepse Shqipëria do bëhet ashtu siç ka qendë!..