Isa Boletini, shembull i frymëzimit patriotik

09.06.2015 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isa Boletini, shembull i frymëzimit patriotik

Jeta dhe vepra e heroit kombëtar Isa Boletini u vlerësuar lart nga ligjvënësit në një seancë të veçantë, pas së cilës u bënë homazhe pranë arkivolit të tij, i cili u vendos në hollin e Kuvendit .

Deputetët e Kuvendit thanë se Isa Boletini është një ndër figurat kyçe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe lirinë e shqiptarëve.

Homazhe para arkivolit të Isa Boletinit, së bashku kanë bërë kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ndërsa pas tyre edhe grupet parlamentare dhe qytetarë të shumtë, në mënyrë të organizuar dhe individuale.

Kryparlamentari Veseli me këtë rast tha se heroi kombëtar Boletini, përcaktoi shumë rrjedha të historisë dhe u shndërrua në shembull për brezat e rinj që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Në një kohë dramatike për popullin tonë, vepra e Isa Boletinit përcaktoi shumë rrjedha të historisë dhe u bë shembull i frymëzimit patriotik për brezat pasardhës që trashë guan misionin e çlirimit të Kosovës”, tha Veseli.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, duke folur në emër të PDK-së, tha se heroi i kombit Isa Boletini hyri në historinë shqiptare për kontributin dhe arritjet në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ishte i pari që u vu në mbrojtje të qeverisë së Ismail Qemalit.

“Isa Boletini hyri në historinë shqiptare për kontributin dhe arritjen në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Hyri në histori në një moment historik, por është nga të paktët që i rezistoi gjykimit të historisë…Përmasa kombëtare e Isa Boletinit, përkushtimi i tij madhështor ndaj kombit dhe madhështia e tij do t’i mbijeto jë shekujt shqiptarë edhe pas 10 qershorit. Isa Boletini meriton nderimin e gjithë shqiptarëve dhe kam bindjen se vendlindja e tij do të kthehet në faltore për të gjithë shqiptarët në Ballkan”, tha Haliti.

Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, deputeti, njëherit nënkryetar i Kuvendit, Sabri Hamiti, tha se sot, kur po shënojmë përvjetorin e Isa Boletinit, i bën që të reflektojnë për historinë e trashëgiminë.

“Shënimi i përvjetorit të Isa Boletinit në Kuvendin e Kosovës na bën të reflektojmë sot e këtu, për historinë e trashëgiminë, për ngjarjet e figurat historike, sepse nuk ka kohë zero të një vendi e të një kombi” , tha Hamiti.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, duke folur për jetën dhe veprën e heroit Isa Boletini, tha se vlerat e tij janë udhërrëfyes për këdo që merr përgjegjësi publike, pasi Isa Boletini nuk e sakrifikoi popullin për vetën, por veten për popullin.

“Isa me të drejtë po varroset në Boletin, por ai do të jetë i qetë vetëm atëherë kur mbi kalanë e Zveçanit do të valojë flamuri kuq e zi, e jo ai i Serbisë. Dhe, vetëm atëherë kur Mitrovica që ai e deshi aq shumë dhe për të cilën luftoi, do të bashkohet. Isa Boletini nuk do të prehet i qetë nëse varri dhe kulla e tij përfundojnë në zajednicën serbe të cilën po na e krijojnë pikërisht këta që po na i thurin lavde”, tha Konjufca.

Për jetën dhe veprën e Isa Boletini foli edhe Ramush Haradinaj i AAK-së, sipas të cilit Isa po i kthehet vendlindjes me porosinë se atdheu nuk tjetërsohet e as nuk vihet në pazar.

“Vepra e Isës si për së gjalli ashtu edhe tani ka një simbolikë të fuqishme që konsiston në idenë e së qenit bashkë në të gjitha trevat shqiptare pa dallime dhe ngjyrime partiake e politike…Nëse Isa gjatë jetës ka lënë një porosi, atëherë këtë gjë po e bën edhe tani. Ai po i kthehet vendlindjes me porosinë se atdheu nuk tjetërsohet, nuk vihet në pazar dhe roje e dëshmi do të jetë vetë preh ja e tij në Boletin”, tha Haradinaj.

Deputetja e Nismës për Kosovën Valdete Bajrami tha se për të ardhur deri tek dita e sotme e rivarrimit të Isa Boletinit, u deshën shumë përpjekje dhe flijime të shumë brezave.

“Për të ardhur deri të ky moment u deshën shumë përpjekje, flijime, shumë ngritje e rënie të disa brezave, pas të cilave brezi ynë pas atij të UÇK-së, po rezulton të jetë më fatlumi pasi vite me parë ia hapi rrugën e ardhjes në Kosovë kryeheroit shqiptar Skënderbeu, pak para disa ditëve flamurtarit të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemailit. E, tani edhe fatosit të kryengritjeve shqiptare të viteve 1910-1912, Isa Boletinit”, tha Bajrami.

Heroi i kombit Isa Boletini do të rivarroset nesër në vendlindjen e tij në Boletin të Mitrovicës, pas vrasjes së tij 99 vjet më parë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në