Kur u pyetën për dhimbjen pas procedurave të ndryshme, meshkujt kishin 27 për qind më shumë të ngjarë të raportojnë nivel më të lartë të dhimbjes pas operacionit, ndërsa 34 për qind e femrave kishin më shumë të ngjarë të raportojnë nivele më të larta të dhimbjes pas procedurave si biopsia.
Një studim i madh i cili përfshiu 10.200 pacientë zbuloi se pak dallime në mes të dhimbjes u raportuan nga meshkujt dhe femrat, përveç kur u pyetën për procedurat e ndryshme, transmeton Koha.net.
Dr. Andreas Sander-Kisling, nga departamenti i anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri ekzaminoi të dhënat mjekësore të mbi 10.200 pacientëve – 42 për qind prej të cilëve ishin meshkuj dhe 58 për qind femra – të cilët kishin operacione të ndryshme, raportoi CBS News.
Nga pacientët ishte kërkuar ta vlerësojnë dhimbjen e tyre brenda 24 orëve të procedurës.
Studimi nuk gjeti dallime të konsiderueshme në mes të dhimbjes së raportuar nga meshkujt dhe femrat, përcjell CBS News.
Megjithatë, kur u pyetën për dhimbjen pas procedurave të ndryshme, meshkujt kishin 27 për qind më shumë të ngjarë të raportojnë nivele më të larta të dhimbjes pas operacionit, transmeton Koha.net, ndërsa 34 për qind e femrave kishin më shumë të ngjarë të raportojnë nivele më të larta të dhimbjes pas procedurave si biopsia.
Sandner-Kiesling tha se frika dhe ankthi nga rezultatet e biopsisë së kryer për ta përcaktuar kancerin mund të kontribuojnë në perceptimin e dhimbjes tek femrat.
“Mund të jetë frika”, tha Sandner-Kiesling për CBS News.
Gjetjet planifikohet të prezantohen në takimin Euroanaesthesia në Stockholm.
/KOSOVARJA/