Vincenzo Montella nuk është më trajner i Fiorentinës. Klubi vjollcë në faqen e tij në internet bëri të ditur shkarkimin e trajnerit, pas sjelljes së këtij të fundit, që sipas shoqërisë me sjelljen e tij kërkonte largimin nga drejtimi i skuadrës. Montella kishte dhe dy vjet kontratë me Fiorentinën, por klubi e cilësoi si të papërshtatshme sjelljen e tij duke bërë të ditur se priste më shumë respekt nga trajneri karshi ekipit dhe klubit që e mbështeti në tërë këto vite dhe gjithashtu dhe tifozerisë. Në fakt kohët e fundit, marrëdhënia mes Montellës dhe klubit nuk ka qenë ndër më pozitivet duke filluar që nga kontestimet e tifozëve ndaj tij në takimet e fundit të kampionatit apo dhe vendimi i trajnerit për të marrë pushime menjëherë me përfundimin e sezonit pa komunikuar më parë me klubin. Tashmë vendin e Montellës në krye të stolit vjollcë flitet se do ta zëra Paulo Sosa, aktualisht trajneri i Bazelit në Zvicër. Portugezi ka dhe një vit kontratë me klubit nga “St.Jacob Park” por ka zëra se ai ka nisur tashmë bisedimet me drejtuesit e Fiorentinës./supersport/
Fiorentina shkarkon trajnerin Montella
NGA KATEGORIA