Demokracia e brishtë brenda partive politike

08.06.2015 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Demokracia e brishtë brenda partive politike

Partitë politike në Kosovë kanë pakënaqësi me demokracinë e brendshme përbrenda tyre.

Në një debat që u organizua nga Instituti i Kosovës për Politika Zhvillimore – KIPRED, me temën “Subjektet Politike në Kosovë: Demokracia e brendshme, sistemi politik, dhe fushata zgjedhore”, – përfaqësuesit e partive politike thanë se nuk mund të mburren me shkallën e demokracisë përbrenda partive politike.

Sali Morina, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar me këtë rast se subjektet politike mund të bëjnë me shumë rreth ndryshimit dhe avancimit të demokracisë së brendshme.

“Ne nuk jemi të kënaqur sa duhet, sepse duhet të jipet hapësirë dhe mundësi më e madhe që demokracia e brendshme të luajë rolin e vet pozitiv brenda subjekteve politike dhe konsideroj që ne duhet të jemi ata që i bëjmë këto ndryshime”, ka thënë Morina.

Një debat interesant është zhvilluar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës në të ardhmen.

Aktualisht mbizotërojnë dy ide, ajo e vazhdimit të zgjedhjes së presidentit nga ana e Kuvendit dhe ideja e zgjedhjes së drejtpërdrejtë me anë të votës së popullit.

Partia Demokratike e Kosovës e cila synon që nga vitit 2016 të zgjedh në postin e presidentit të Kosovës liderin e saj Hashim Thaçi, insiston që një president i zgjedhur nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë.

Basri Musmurati nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se është koha që Kosova të zgjedh drejtpërdrejtë presidentin e saj. Ky post, sipas tij, do të ishte më i fuqishëm dhe do të përfaqësonte vendin pa ndikimin që aktualisht e kanë te ky post partitë politike.

“Shtrohet pyetja: A na nevojitet neve një president i fuqishëm, ku nuk mund të përzihen tepër subjektet politike për interesat e tyre?. Unë mendoj se gati, gati jemi pjekur si shoqëri për ta pasur një president të tillë dhe ta fuqizojmë tek e fundit këtë post”, ka theksuar Musmurati.

Zgjedhja e presidentit me votën e drejtpërdrejtë të popullit është kundërshtuar nga përfaqësues të opozitës.

Dardan Molliqaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të ishte e pakuptimtë që presidenti të zgjidhej drejtpërdrejtë, pasi që Kosova është shtet me sistem parlamentar.

“Rregullimi i Kosovës duhet të jetë parlamentar, kurse presidenti duhet të jetë përfaqësues simbolik i shtetit. Mendoj që zgjidhja nuk është te zgjedhja e drejtpërdrejtë, sepse nëse presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejtë, atëherë ndërron karakteri i shtetit dhe bëhemi shtet presidencial. Nuk ka kuptim me qenë shtet parlamentar, kurse presidenti të zgjidhet nga populli, sepse është e pakuptimtë”, ka thënë Molliqaj, raporton rel.

Instituti KIPRED e ka organizuar këtë tryezë në kuadër të projektit rajonal “Studim krahasues i sistemit zgjedhor në Ballkan: Ndikimi i votës personale në demokracinë e brendshme partiake”.

Sa i përket Kosovës, sërish ka dalë si përfundim se niveli i demokracisë së brendshme tek partitë politike është jo i kënaqshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare