Ja pse duhet të shtrydhim sa më shumë limon gjatë ditës

E publikuar: 08/06/2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të thuhet se limonët janë një super frutë, ky tashmë është një fakt i njohur!

Ata jo vetëm i shtojnë shijen shumë ushqimeve të tjera, por mbi të gjitha, kanë vlera të pazëvendësueshme për shëndetin tuaj.

Ja cilat janë disa prej arsyeve kryesore se përse duhet menjëherë të nisni të konsumoni limonë.

  1. Parandalojnë gurët në veshka

Të pini çdo ditë gjysmë gotë lëng limoni, niveli i citrateve në urinën tuaj rritet. Kjo sjell që ju të jeni të mbrojtur nga formimi i gurëve në veshka.

  1. Kuron dhe zbut grykën e ftohur

Kur ju ftoheni, dhe keni dhimbje fyti, një përzierje midis mjaltit dhe lëngut të limonit, do j’u bëjë mrekulli. Jo vetëm djegia dhe dhimbja e fytit tuaj do të qetësohet, por gjithashtu, ajo do të nisë ta marrë veten më shpejt duke ndihmuar në largimin sa më parë të ftohjes.

  1. Ju ndihmon në rënien në peshë

Studimet tashmë kanë vite që tregojnë se lëngu i limonit ndikon shumë pozitivisht në humbjen tuaj në peshë. Mjafton të konsumoni limonin në dietën tuaj ditore për një efekt sa më të plotë.

  1. Ndihmon në nisjen mirë të ditës

Më pirjen esëll të lëngut të limonit me ujë, ju ndihmoni dhe vini në punë më lehtë sistemin tuaj të tretjes. Gjithashtu, e furnizoni trupin tuaj me vitaminë C, tepër I nevojshmë për imunitetin tuaj.

  1. Efekt antikancer

Studimet kanë treguar se ndikimi i limonit dhe jo vetëm , gjithashtu edhe qitros, është i madh. Këto fruta kanë veti të mbrojnë qelizat tuaja nga dëmtimi i tyre. në këtë mënyrë, qelizat e padëmtuara nuk shndërrohen lehtë në kancerogjene.

  1. Ndihmon në balancimin e pH në trupin tuaj

Edhe pse limonët mund të duken mjaftueshëm acidike si fruta, ato janë burim shumë kryesor alkainik. Në këtë mënyrë, balancimi i nivelit të pH bëhet shumë më lehtë.