Atë që bëri Rusia me Krimenë, kërkon ta bëjë Serbia me veriun e Kosovës?!

08.06.2015 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Atë që bëri Rusia me Krimenë, kërkon ta bëjë Serbia me veriun e Kosovës?!

Sipas portalit “tesheshi.com”, të dhëna të besueshme, tregojnë se Serbia po monitoron territorin e Kosovës me aeroplan pa pilot, po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që ka shtuar dhe prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.
Një burim ndërkombëtar, me kushtin që t`i ruhet anonimiteti, ka rrëfyer për redaksinë e portalit ‘tesheshi.com’ duke thënë shprehimisht se: “Skenar ogurzi kanë përgatitur krerët ushtarakë dhe inteligjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”.

Sipas burimit, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kumanovë, kanë lehtësuar realizimin e këtij projekti serb, pasi që tani, forcat ushtarake dhe policore serbe kanë vendosur përforcimet e tyre përgjatë kufirit me Kosovën duke përqendruar dhe një sasi të madhe të armatimit.

Ja disa prej dëshmive të cituara të burimit:

“Që prej luftimeve në Kumanovë, mediat serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës”.

“Kjo propagandë e egër po bëhet me bekimin e qeverisë së Serbisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të ushtrisë e Shërbimit Inteligjent Serb BIA, me qëllim që situata e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës të jetë shumë e tensionuar”.

“Serbët janë duke pritur ditë më të ‘mirë’ për të ndërhyrë ushtarakisht në veriun e Kosovës”.

Burimi në fjalë, “invadimin ushtarak të shtetit serb në veri të Kosovës”, e ka sqaruar edhe më informacione të tjera të ngjarjeve të cilat janë duke ndodhur në Serbi dhe rreth Kosovës:

“Manovrat e përbashkëta ushtarake në mes Serbisë dhe Rusisë, të cilat kanë ndodhur vitin e kaluar, pastaj dërgimi i ushtarëve serbë në Moskë në paradën me rastin e 70-vjetorit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, si dhe paralajmërimi se gjatë këtij viti Serbia prapë do të mbajë manovra ushtarake të përbashkëta me Rusin në Serbi”, janë pra sipas këtij burimi, ndër faktet kryesore se Serbia është duke përgatitur një invadim të shpejtë në veri të Kosovës deri në urën e lumit ‘Ibër’.

Më tej theksohet se: “Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-së, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”.

Burimi ka shtuar se: “veprimet e shtetit Serbisë, shkeljet e hapësirës ajrore të Kosovës janë shumë shqetësuese, pasiqë 24 orë në ditë, territori i Kosovës dhe lëvizja e forcave të KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, monitorohen me aeroplan të ushtrisë serbe pa pilot e që dyshohet se ngrihen nga aeroporti i Nishit”.

“Në këtë aeroport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht së është më i ruajturi në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga roje të veshura me rroba civile”.

Në anën tjetër, zyrtarë të KFOR-it nga press-qendra për media në Kosovë i kanë thënë portalit ‘tesheshi.com’: “NATO është përgjegjëse për hapësirën ajrore të Kosovës, e që nga viti i shkuar nuk ka pas asnjë veprim në hapësirën ajrore të Kosovës”.

Zyrtarët në fjalë vijojnë më tej sqarimin e tyre duke thënë: “KFOR-i nuk ka asnjë evidencë për monitorim të aktiviteteve mbi Kosovë”.

Ndërsa sa i përket grumbullimit të armatimit të ushtrisë së Serbisë në aeroportin e Nishit dhe se a ka KFOR-i informacion, ata kanë theksuar se KFOR-i nuk ka asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës.

“KFOR-i, nuk është i involvuar në asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës”, janë shprehur zyrtarë të KFOR-it në Prishtinë për portalin ‘tesheshi.com’.

Sakaq, burimi ndërkombëtar që e përcjell këtë informacion në mënyrë konfidenciale, vijon duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa banimi në qendër të qytetit të Nishit, paralajmërimi për sulme armatosura të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e në veri të Mitrovicës e Kosovës, dhe kthimin e shqiptarëve në territoret e Nishit, janë vetëm propagandë serbe dhe asgjë më shumë.

Ai ka sqaruar se të gjitha këto informacione që përcillen kryesisht në gazetën ‘Kurir’ që njihet si shumë e afërt me shërbimin Inteligjent të Serbisë BIA, janë pjesë e skenarit për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Qëllim final i kësaj propagande, sipas burimit, është intervenimin ushtarak i Serbisë në veri të Kosovës, e që sipas planit ky intervenim do të kryhet pa zgjatur shumë, për 2-3 orë, duke vendosur më pas një gjendje në veri të Kosovës nën kontrollin e forcave serbe.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike