Cristiano Ronaldo mori “Topin e Artë” falë ish-të dashurës së tij, Irina Shayk. Kjo e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të deklaratave të forta kundër Ronaldo-s, me të cilin u nda për shkak të tradhtisë.
Në fakt mes ish-çiftit ka hyrë edhe ish-kreu i FIFA-s, i cili është bërë pjesë e medias ditët e fundit, jo vetëm për hetimin që po bën FBI për korrupsion, por edhe për jetën e tij private.
Gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan se 77-vjeçari ka patur një lidhje me Irina Shayk.
Sipas gazetës katalanase, gjithçka ka ndodhur para vitit 2014 ku modelja ruse 29-vjeçare ishte e dashura e Cristiano Ronaldo-s, futbollistit që Sepp Blatter i ka dorëzuar edhe “Topin e Artë”.
Sepp Blatter, i martuar 3 herë, shquhet për lidhjet e tij me femra më të reja në moshë. Me të dashurën e aktuale, Linda Barras, ka një diferencë në moshë prej 28 vitesh.
Pas këtij lajmi, pritet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me dashakeqës apo me një tradhti reciproke. Ndërkohë Irina Shayk është në një lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper.