Kompanitë kryesore të basteve në Botë japin Barcelonën si favoriten e madhe për të fituar trofeun e Uefa Champions League mbrëmjen e kësaj të Shtune në Berlin. Si rrallëherë në një ndeshje finale fitorja e skuadrës së Luis Enriques brenda kohës rregullt vlerësohet me një kuotë shumë të ulët. Nga 1,57 deri në 1,63 varion koeficenti për suksesin e Barcelonës brenda 90 minutave duke e kthyer në një bast pothuajse të sigurt triumfin blaugrana. Që ndeshja të shkojë në kohën shtesë pra koha e rregullt të përfundojë me rezultat të barabartë koeficentet në kompani të tilla si Bet365, William Hill, Sky Bet, Bwin dhe PaddyPower variojnë nga 4 në 4,25. Akoma më lart kuotohet fitorja e Juventusit. Për ata që në lojë vënë paratë suksesi i bardhezinjëve në OlympiaStadion të Berlinit paguan shumë mirë.
Në kompanitë më të rëndësishme të basteve në Botë fitorja e bardhezinjëve brenda kohës së rregullt vlerësohet me koeficentin 6 por edhe më tepër. Për një ndeshje të tillë finale ku janë të përqëndruar sytë e të gjithë botës edhe shumëllojshmëria e basteve është me të vërtetë e madhe. Kështu te William Hill basti për Barcelonën fituese të Championisit ka një kuotë të papërfillshme vetëm 1,22 ndërsa me koeficentin 4 vlerësojnë bookmakers-at britanikë triumfin e bardhezinjëve.
Një sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ajo mes dy argjentinasve Carlos Tevez dhe Lionel Messi. William Hill propozon baste shumë interesante ku janë përfishirë edhe këta dy futbollistë. Kështu fitorja e Barcës me Messin që shënon minimalisht një gol ka koutën 3 ndërsa shuma e vënë për Juventusin kampion të Europës dhe Tevez që e con topin në rrjetë në të paktën 1 rast brenda 90 minutave shumëzohet me 13. Te William Hill mund të vendosësh bast edhe se cili do të jetë njeriu i ndeshjes dhe natyrisht është Messi ai që kuotohet më pak me vetëm 3,5. Pas tij vinë Suarez e Neymar për të vazhduar me Iniestan, Tevez e Buffon. Përsa i përket rezultatit të saktë me koeficentin më të ulët kuotohet fitorja 1-0 Barcelonës që vlerësohet me 7, ndërsa barazimi 1-1 me suksesi 2-0 i spanjollëve te William Hill paguan me 8 herë më tepër, shumën e vënë./supersport/