Vera po afrohet. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit.
Mësoni më poshtë se me cilat pije duhet të freskoheni gjatë verës.
Sa më shumë ujë natyral
Ekziston një rregull i vjetër që thotë që duhet të pini 8 gota ujë në ditë, por nëse do të konsumonit më tepër, do të bënit aq më mirë. Uji ju ndihmon të hidratoheni dhe të ndiheni më të lirshëm. Por kujdes, pini ujë natyral dhe jo të gazuar.
Lëngje frutash
Frutat jo vetëm që shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Konsumoni lëngje frutash të ndryshme, por të përgatitura vetë sepse lëngjet e gatshme kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Lëngjet duhet të kenë sa më pak sheqer, sepse vetëm kështu nuk do të keni etje.
Çaj të ngrohtë
Zakonisht, tendenca është që pije të ndryshme të shoqërohen me shumë akull ose të jenë shumë të ftohta. Por në fakt, akulli nuk i bën mirë organizmit, i cili është i djersitur. Nëse do të konsumonit çaj të ngrohtë trupi juaj do të hidratohej më lehtë dhe do të ndiheshit më i freskët. Nëse nuk iu pëlqen çaji i tillë, mund ta pini edhe të freskët, por jo me akull.
Jo pije të gazuara!
Duket sikur largojnë etjen, por në fakt e shtojnë më tepër atë. Pijet e gazuara, sidomos Coca-Cola, kanë në përbërjen e tyre shumë gaz dhe sheqer. Për më tepër, lëngjet me gaz fryjnë stomakut, por edhe ndikojnë në formimin e celulitit.
Një gotë birrë
Një gotë birrë në ditë është më se e këshillueshme edhe nga shumë dietologë. Ajo forcon kockat, përmirëson metabolizmin, sistemin imunitar dhe për më tepër, të freskon dhe largon etjen. Një gotë birrë mund të shijohet mjaft mirë, sidomos në vaktin e drekës e shoqëruar me pjatën tuaj.