Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kandidaten për deputete në Parlamentin e Zvicrës në radhët e Partisë Popullore Demokristiane (CVP), Herolinda Avdili –Rexhepi, e cila është me prejardhje nga Gjilani.
Kryetari Haziri e ka përgëzuar për guximin dhe vendosmërinë që zonja Avdili-Rexhepi të bëjë karrierë politike në shtetin zviceran, duke theksuar se ajo na bënë krenare me suksesin e saj dhe do të jetë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në parlamentin zviceran.
Nga ana e saj, kandidatja për deputete në Parlamentin e Zvicrës, Herolinda Avdili –Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe përkrahjen e dhënë për të.
Përndryshe, Herolinda Avdili –Rexhepi tha se ka bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare ne Zvicër, për të shtuar se është propozuar për kandidate për deputete nga ana e Degës së Lidhjes Demokratike në Zvicër, derisa është dominuar nga Partia Popullore Demokristiane (CVP).