Falja e borxheve në duart e deputetëve

04.06.2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës nuk do tu falen borxhet tani. Ata do të presin edhe për një kohë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e 680 milionë eurove të hy në fuqi. Madje, kjo nuk mund të ndodh edhe pa e thënë fjalën e fundit Kuvendi i Kosovës. Në  këtë institucion me vota të deputetet duhet të miratohet ligji për faljen e borxheve. E siç merr vesh Gazeta Fjala miratimi i tij nuk pritet të ndodh shpejt.

Bile sipas burimeve projekt ligji për falje të borxheve do të shkojë në Kuvend tek pas pushimeve verore. Por, edhe shkuarja e tij për miratim pritet që të sjell përplasje mes pozitës dhe opozitës.

E kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka bërë thirrje që ky projekt ligj të miratohet, pasi sipas tij ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve.

“…është shumë më rendësi miratimi i këtij projektligji, i cili ka të bëjë më mirëqenien e qytetarëve por edhe disiplinimit të qytetarëve për përmbushjen e obligimeve ndaj kompanive publike”, ka thënë Mustafa.

Kurse, njohësit e ekonomisë thonë se Qeveria e Kosovës nuk po tregohet transparente me procesin e faljeve të borxheve. Ata po ashtu ata kanë thënë se kjo falje nuk do të ndodh edhe disa muaj.

“Qeveria e Kosovës dje e ka aprovuar Projektligjin për Faljen e Borxheve. Çka do te thotë se tani Kuvendi do te merr disa muaj kohë në shqyrtimin dhe aprovimin e tij, para se ligji te hyj ne fuqi. Po ashtu, ende nuk dihet shifra totale e borxheve qe do te falen. Dhe ky është problemi me i madh. Edhe pse kane kaluar 4 muaj nga dita kur është formuar Komisioni për te shqyrtuar mundësinë e faljes se borxheve, edhe me tutje nuk ka një shifër konkrete se sa është ku borxh dhe kujt do ti falet”, ka thënë për Gazetën Fjala, Agron Demi nga Instituti GAP.

Demi ka thënë se me Projektligj që është aprovuar të martën , thuhet se brenda 30 ditëve nga data e hyrjes se ligjit ne fuqi, institucionet shtetërore do te identifikojnë borxhlinjtë. Andaj, sipas tij nuk është ende e ditur se sa është ai borxh.

“Kompanitë publike dhe institucionet tjera shtetërore nuk i kane mbajtur si duhet llogarite se kush sa ka borxh dhe si është i ndare ai nder vite. Një pjesë e madhe e borxhit është parashkruar, ngase institucionet shtetërore nuk i kane dërguar rastet ne gjykata, ashtu siç parashihet me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve”, ka thënë Demi.

Ai ka treguar se edhe GAP ka kërkuar nga kompanitë publike dhe komunat shifra te borxheve të qytetarëve ndaj tyre, por siç ka treguar Demi shumica e tyre kanë thënë se ende nuk i kanë këto të dhëna.

Kurse, drejtori i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi thotë se Qeveria e Kosovës përmes faljeve të këtyre borxheve ka synime të tjera. Sipas tij, më këtë veprim qeveria do ti detyroj qytetarët që ti paguajnë obligimet që kanë nga viti 2009.

“…mirëpo, qeveria përmes faljes se tyre ka synime te tjera,  së pari qytetarët t’i detyroj të paguajnë obligimet që kanë nga vitit 2009, si edhe te hekë  qafesh borxhet, te cilat ne fakt janë te humbura, por është dashur t’i mbajë në evidencë”, ka thënë Rexhepi.

Ai po ashtu ka treguar se totali i borxheve që duhet të falen janë 680 milionë, por sipas tij duhet të kuptohet se janë para që nuk i ka arka e shtetit e as ofruesit e shërbimeve publike./Gazeta Fjala/.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare