Nëse keni menduar që vetëm femrat kanë më shumë zona erogjene, e keni gabim. Edhe pse shumica e femrave mendojnë që vetëm një pikë e zonës e rrëzon mashkullin në shtrat, edhe ato e kanë gabim. Ata i kam madje 6 sosh.
Meshkujt tani i kanë zbuluar sekretet e veta. Janë pajtuar që nuk është pika e dobët e tyre vetëm organi gjenital, transmeton Telegrafi.
Në vend të parë i kanë vënë buzët. Në të dytin, mbase nuk do të ishit besuar, këndet e buzëve. Natyrisht, çdokush e do puthjen, sepse ajo është hapi i parë në intimitet me partnerin, mirëpo është e qartë që ka shumë më tepër, përveç prekjeve të buzëve.
Në vendin e tretë, është pra zona erogjene e përbashkët – qafa. Është një përqindje shumë e vogël e atyre të cilët rrëqethen nga koka deri në thembra kur partneri i jep një puthje të mirë në qafë. Ata kanë shtuar që më së shumti i kënaq kur puthja vazhdohet deri te veshët.
Në vendin e katërt janë majat e sisëve. Pra, nuk janë vetëm femrat ato që eksitohen nga puthja e sisëve.
Në të pestin gjendet pjesa e poshtme e shpinës dhe pjesët e sipërme të krahëve. Madje, 800 të intervistuar në Angli dhe në Afrikë të Jugut kanë thënë që kënaqen kur partneret e tyre ia nisin me puthjet nga qafa deri te veshët, pastaj deri te majat e sisëve pjesët e sipërme të krahëve e më poshtë.
Edhe pse është krejtësisht normale që shputat ju janë më së paku atraktive, fetish gjithnjë e më i shpeshtë pikërisht janë shputat. Ato pra gjenden në vendin e fundit, – të gjashtin të zonave erogjene te meshkujt.
E pra, zonja të nderuara, kur herën tjetër të keni marrëdhënie intime, bëni pyetje vetes se a do t’i përkushtoheni vetëm organit gjenital të partnerit, apo do të filloni aventurën edhe në zona të tjera erogjene.