Qeveria zvicerane vlerëson partneritetin midis dy vendeve

03.06.2015 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria zvicerane vlerëson partneritetin midis dy vendeve

Përfaqësuese të nivelit të lartë të qeverisë zvicerane vlerësojnë partneritetin midis dy vendeve

Zyrtare qeveritare nga Zvicra përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar vizituan Shqipërinë këtë javë për të mësuar mbi nevojat dhe sfidat e vendit dhe mbi projektet e bashkëpunimit të mbështetura nga Zvicra.

Drejtoresha e Bashkëpunimit me Evropën Lindore, Ambasadore Elisabeth von Capeller, dhe Drejtoresha e Divizionit të Ballkanit Perëndimor, Georgette Bruchez, të dyja nga Departamenti Federal zviceran për Çështjet e Jashtme, vizituan Shqipërinë këtë javë. Ato u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama dhe më herët me përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile.

“Si Zvicra ashtu edhe Shqipëria janë vende miqësore me BE-në dhe të interesuara për paqe dhe zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Ambasadore von Capeller gjatë një interviste me televizionin Vizion+. Ajo vlerësoi bashkëpunimin dhe partneritetin midis dy vendeve dhe theksoi se mbështetja zvicerane për Shqipërinë do të vazhdojë. “Përkushtimi ynë i ri për të mbështetur Shqipërinë tregohet edhe nga rritja prej 30% e buxhetit tonë të bashkëpunimit për vitet 2014-2017. Zvicra kontribuon në fusha ku ka akumuluar ekspertizë të mirë: arsim dhe formim professional, energji, dhe qeverisje vendore”, vazhdoi Ambasadore von Capeller.
Gjatë misionit të tyre në Shqipëri të dy zyrtaret zvicerane vizituan programe të mbështetura nga Zvicra përfshirë një qendër riciklimi në Lezhë, zyra me një ndalesë në Lezhë dhe Kallmet, dhe komunën rurale të Ungrejt, në very të Lezhës. Vizitoret zvicerane ishin në veçanti të interesuara mbi partneritetin me qeverinë vendore nga ku me mbështetjen zvicerane 8 zyra me një ndalesë janë ngritur në rajonet e Shkodrës dhe Lezhës. Shërbime të integruara lejojnë tani që qytetarë nga komunat të aplikojnë online dhe të marrin shërbimin pa patur nevojë të udhëtojnë për tek bashkitë më të mëdha. Ky është rasti me Lezhën dhe Kallmetin të cilat lidhen tashmë përmes të njëjtit sistem online i cili i kursen qytetarëve kohën, shpenzimet dhe përpjekjet kur aplikojnë për licensa apo çertifikata.

Të shoqëruara nga Ambasadori zviceran në Tiranë, Christoph Graf, të dy zyrtaret gjithashtu u takuan me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe me përfaqësues nga shoqëria civile për të diskutuar përparimin e demokracisë në vend, decentralizimin dhe zgjedhjet e ardhshme vendore. Vizitoret zvicerane këshilluan që Reforma Territoriale dhe Administrative të sigurojë që të gjithë segmented e popullsisë të përfaqësohen mirë dhe të përfshihen në bashkitë e zmadhuara dhe rolet e administratës së re të përcaktohen qartë. “Reforma Territoriale dhe Administrative duhet të shoqërohet nga një decentralizim i vërtetë i fuqive, kompetencave dhe burimeve në nivelin vendor me qëllim që t`i shërbehet më mirë qytetarëve”, përmendi Ambasadore von Capeller.

Për qeverinë zvicerane Shqipëria është një vend parësor për bashkëpunimin dhe zhvillimin. Në vitet e fundit disa zyrtarë të lartë zviceranë e kanë vizituar Shqipërinë. Shtatorin e kaluar (2014) Presidenti i Konfederatës së Zvicrës Didier Burkhalter kreu një vititë, dhe dy vite më parë ishte Kryetarja e Parlamentit zviceran, Maya Graf, së bashku me një grup deputetësh të Parlamentit zviceran.

Mbështetja teknike, politike dhe financiare zvicerane ka qenë e pranishme në Shqipëri që në fillim të viteve 90. Si donator ndërkombëtar Zvicra ka udhëhequr në rinovimin e furnizimit energjetik, reformimin e arsimit professional, dhe forcimin e qeverisjes vendore. Për periudhën 2014-2017 qeveria e Zvicrës ka përkushtuar 88 milion franga zvicerane për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe një ekonomi tregu funksionale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike