Erleta, shqiptarja e parë oficere në ushtrinë e Zvicrës

03.06.2015 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Erleta, shqiptarja e parë oficere në ushtrinë e Zvicrës

Intervistë ekskluzive me oficeren zvicerane me rrënjë shqiptare, Erleta Shala!

Oficerja  zvicerane me rrënjë shqiptare nga Kosova, Erleta Shala, 20 vjeçe, ëndërronte gjithmonë të bëhej një ditë ushtarake e aftë. Si e vogël kishte dëshirë të bartte uniformën ushtarake dhe këtë ëndërr e bëri realitet në moshën 20-vjeçare.

Oficerja e parë me origjinë shqiptare, Erleta Shala, vetëm me përkushtim të madh ka mundur të bëhet oficere në Ushtrinë e Zvicrës, dhe në këtë intervistë për albinfo.ch thotë se nuk është aspak lehtë për një femër të gradohet oficere në ushtrinë zvicerane.

“Dëshira ime ka qenë edhe t’i falënderohem shtetit zviceran duke shërbyer në ushtrinë zvicerane”, thotë mes tjerash në këtë intervistë për albinfo.ch Erleta Shala.

albinfo.ch: Çka do të thotë për ju si vajzë me origjinë shqiptare të shërbeni në ushtrinë zvicerane?

Erleta Shala: Në ushtrinë zvicerane nuk e shikojnë se çfarë origjine ke, sepse ti je shtetase zvicerane, nëse sherben për ushtrinë zvicerane. Por për mua do të thotë shumë, sepse kam dëshirë të shohin kontributin tonë për këtë vend që na ka ndihmuar në shumë aspekte.

albinfo.ch: A është e vështirë jeta e një ushtaraku në Zvicër? A munden të gjithë të ndjekin këtë rrugë?

Erleta Shala: Është e vështirë, sidomos për një femër. Sepse ke për të dhënë shumë nëse do ta fitosh respektin. Por mendimi im është se nuk ka lidhje se sa e vështirë është rruga, rëndësi ka të mos humbasësh besimin te vetja dhe të japësh gjithçka për qëllimin që e ke.

albinfo.ch: Pse ky interesim i Erletës për uniformën ushtarake?

Erleta Shala: Ka disa arsye. Njëra është sepse Zvicra ka bërë shumë për ne dhe e pyes veten disa herë se ku do të isha sot po të mos kishim pasur mbështetjen e shtetit zvicerian. Prandaj dëshira ime ka qenë të falënderohem me shërbimin në ushtrinë zvicerane. Tjetra arsye është sepse si e vogël jam veshur dhe kam ëndërruar të jem ushtarake. Jam inspiruar dhe nga lufta e Kosovës, ku si fëmijë kam ndier vuajtjet e gjeneratës sime atje.

albinfo.ch: Si jeni graduar dhe çfarë pozicioni keni në ushtrinë zvicerane?

Erleta Shala: Unë jam graduar me titullin e oficeres, si Leutnant me 29.5.2015.

albinfo.ch: Sa është vështirë të gradoheni në pozicionet e larta në ushtrinë zvicerane? Si arrihet kjo?

Erleta Shala: Për t’u graduar në ushtrinë zvicerane normalisht duhet punë dhe disiplinë. Unë kam kaluar shumë sfida të mëdha prej ditës së parë kur kam filluar në korrik të vitit 2014. Për të arritur qëllimet në jetë duhet të kesh një qëllim të qartë dhe për mua ka qenë qëllimi të bëhem oficiere me çdo lloj çmimi dhe sakrifice që do të më dalë përpara. Sfida më e madhe ka qenë “java e mbijetesës” në shkollën e oficerëve. Me 5 orë gjumë gjithë javën dhe shumë pak për të ngrënë. Kemi qenë dy klasa. Kemi pasur çdo ditë gjëra praktike, njëra ka qenë 20 km me biçikletë, 4 km not dhe 10 km vrapim. Ditën e fundit ka qenë ecja prej rreth 60 km me peshë të rëndë në kurriz. Të gjithë thoshin: Erleta nuk mund ta bëjë këtë, të gjithë thoshin se për një femër ështe e pamundur me një ngarkesë të tillë një ecje prej 60 km, ndërsa unë e shihja vetën të fortë dhe këmbëngulëse
që do ta bëj dhe kam forcë t’i dal në skaj. Gjatë rrugës ushtarët më lusnin që të ma merrnin peshën dhe të më ndihmonin, nuk kam pranuar në asnjë çast. Një ushtar shkoi te majori dhe i tha: “Znj. Shala është shumë kokëfortë, nuk pranon që t’i marrim pak nga pesha e saj e t’i ndihmojmë”. Ai ma ktheu mua: “Kështu e njohim znj. Shala”. Në fund arriti klasa ime 2 orë para klasës tjetër (që kishte vetëm meshkuj) dhe arrita ta sfidoja këtë provë ndër më të vështirat që kisha përjetuar.

albinfo.ch: Në mesin e të graduarve të fundit ka pak shqiptarë, si e arsyetoni këtë?

Erleta Shala: Në ushtrinë zvicerane ka dhe shqiptarë të tjerë që kanë arritur, për fat të keq shumë pak femra. Unë kam besimin te gjenerata e tretë e shqiptarëve që janë më të ndërgjegjësuar dhe kanë arritur të depërtojnë në të gjitha profesionet dhe janë duke treguar një shembull shumë të mirë.

albinfo.ch: A jeni oficerja e parë me origjinë shqiptare në ushtrinë zvicerane?

Erleta Shala: Si femër, po. Jam 100% e bindur.

albinfo.ch: A ka trajtim të njëjtë edhe për ushtarët shqiptarë apo të gjithë janë të barabartë?

Erleta Shala: Po e përsëris që në ushtrinë zvicerane janë të gjithë njëlloj, nuk kam hasur dhe as që më ka rënë në sy ndonjë trajtim tjetër i zviceranëve me rrënjë nga Kosova apo vende të tjera.

albinfo.ch: Çfarë specifika ka në ushtrinë zvicerane, a është vështirë të kryhen të gjitha detyrat ushtarake?

Erleta Shala: Disiplinë dhe rregulla, si në çdo ushtri tjetër. Ushtria zvicerane është shumë e përpiktë dhe e rregullt, me një disiplinë të fortë që duhet t’i zbatosh ose dënohesh.

6/2
  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Erleta Shala është e lindur në Prizren (9 muajshe ka ardhur në Zvicër). E adhuron sportin, sidomos notin. Dëgjon muzikë rock. Qëllimi i saj në jetë: “Familjen ta kem të lumtur dhe shëndosh”.

-/albinfo.ch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht