Daut Haradinaj i hyn garës për kryetar të AAK-së në Deçan

E publikuar: 02/06/2015 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që para disa ditësh deklaroi se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti, duke se ka ndërruar mendje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Haradinaj sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Degës së AAK-së në Deçan.
Kundërkandidat për kryetar Dege e ka ish deputetin Shkumbin Demaliaj, i cili deri me tash printe në garë zgjedhore me përkrahje të përgjithshme të delegatëve në nëndegët e AAK-së në Deçan.
Cili është roli i Haradinajt në këtë rast nuk dihet, përderisa AAK-ja në Deçan është parti fituese dhe drejton Komunën e Deçanit që një kohë të gjatë. Kuvendi i Degës së AAK-së në Deçan mbahet të dielën më 7 qershor.