Hyka rinovon me FC Luzern

E publikuar: 31/05/2015 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FC Luzern i jep besim Jahmir Hykës duke zgjatur qëndrimin e tij në skuadër. Mesfusori i kombëtares shqiptare të cilit i përfundonte kontrata në fundin e Qershorit rinovoi edhe për një vit kontratën e tij me klubin zviceran siç bën të ditur FC Luzern në faqen e saj zyrtare. Luzern njofton se Hyka ka nënshkruar kontratën e re të formulës 1+1, pra zgjatja e saj për një vit me opsion rinovimi edhe për vitin pasardhës. Mesfushori kryeqytetas ka të garantuar tashmë vendin në skuadër dhe për sezonin e ardhshëm .

Në këtë mënyrë Luzern ka vendosur të shpërblejë me besim shërbimet e Jahmir Hykës që gjendet në këtë skuadër që nga sezoni 2011-2012 dhe në sezonin e fundit ka luajtur në total 22 ndeshje duke dhënë dhe tre asiste për gol. FC Luzern e mbylli Super Ligën zvicerane në vendin e 5 të klasifikimit, duke mos arritur dot kualifikimin në kompeticionet Europiane , pasi u ndëshkua në javën e parafundit nga një super gol i Armando Sadikut që i dha fitoren FC Zyrich në një përballje të drejtëpërdrejtë për Europën. Jahmir Hyka ka luajtur deri më tani 119 ndeshje me Luzern dhe kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar transfermarkt.de në vlerën e 500 mijë Eurove./supersport.al/