Djali i nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vdekur nga kanceri në tru.
Beau Biden, 46 vjeç, është pranuar në spital në fillim të këtij muaji në Qendrën Ushtarake Mjekësore Walter Reed, pranë Uashingtonit.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se “e gjithë familja Biden është jashtëzakonisht e pikëlluar”.
“E dimë se shpirti i Beaut do të jetojë me të gjithë ne, sidomos me gruan e tij të guximshme, Hallie, dhe fëmijët Natalie dhe Hunter”, thuhet në deklaratë.
Beau Biden ka qenë për tetë vjet prokuror i përgjithshëm i shtetit Delaware.
Ai ka qenë i diagnostikuar me kancer qysh në gusht të vitit 2013.
Presidenti Barck Obama, në një deklaratë të ndarë, ka shprehur po ashtu ngushëllimet e tij.
Ish-presidenti Bill Clinton ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Hillary, luten për familjen Biden.