Tregu i Kosovës me produkte të dyshimta(?)

31.05.2015 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tregu i Kosovës me produkte të dyshimta(?)

Organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen e konsumatorit, alarmojnë për produkte të dyshimta dhe jocilësore, të cilat po hyjnë në tregun e Kosovës.

Sipas hulumtimeve që ata thonë se kanë bërë, shëndeti i konsumatorit në Kosovë vazhdimisht është i rrezikuar nga këto produkte, të cilat nuk po arrijnë të kontrollohen nga mekanizmat përgjegjës.

Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Radion Evropa e Lirë se është një numër i madh i produkteve, të cilat ata i kishin hasur si të dyshimta.

“Disa nga produktet e dyshimta, të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës janë gruri dhe mielli, afera e me lëngje të cilësisë së dyshimtë, kemi pasur rastet e pesticideve për pemë dhe perime dhe kemi pasur edhe raste të përsëritura të domateve të kultivuara me fito-hormone të tepruara”.

“Këtij numri do t’ia shtonim edhe disa produkte të qumështit dhe të nën-produkteve të mishit, të cilat ishin dyshuar si jocilësore”, thotë Kaçaniku.

Derisa organizatat joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit alarmojnë për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e brendshëm të Kosovës, autoritetet kompetente në vend i hedhin poshtë këto dyshime.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovës, Lamir Thaçi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se janë duke punuar vazhdimisht për arritjen e standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorit.

“Si autoriteti më i lartë për kontroll të produkteve ushqimore, në secilin rast kur ka pasur dyshime për një produkt, ne i kemi marrë të gjitha masat. Kemi pasur dy-tri raste për disa produkte dhe i kemi hequr nga tregu, por që janë rikthyer pas analizave kur kanë dalë se mund të konsumohen. Në rastet kur inspektorët konstatojnë se një produkt nuk i plotëson kushtet për plasim në treg, menjëherë nxirret vendim për asgjësim”, deklaron Thaçi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tregon Thaçi, në secilin rast kur hasen produkte të dyshimta, e që nuk janë të përshtatshme për konsum, ato produkte asgjësohen për të penguar që ato të vijnë deri te konsumatori.

Ai tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë asgjësuar rreth 300 mijë kilogramë produkte të ndryshme, qoftë me orgjinë bimore apo shtazore.

Gjatë këtij viti, shton Thaçi, nuk kanë hasur në ndonjë produkt të dyshimtë.

“Nuk kemi ndonjë rast të evidentuar që ka hyrë në tregun e Kosovës si i dyshimtë. Të gjitha ngarkesat nga importi kontrollohen qind për qind. Secila ngarkesë i nënshtrohet kontrollit të inspektorëve kompetent. Pra, janë procedura të kontrollit në kufi, në bazë të së cilave inspektori e vlerëson secilin produkt a i plotëson kushtet a po jo për të hyrë në treg”, sqaron Thaç, transmeton reli.

Angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit ishte kërkuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e tyre ata kishin theksuar nevojën për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit