Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë takohen në qershor

31.05.2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë takohen në qershor

Takimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, pritet të mbahet në muajin qershor.

Takimi i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, pritet të mbahet në muajin qershor, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar në fillim të muajit maj.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se shtyrja e takimit mes dy qeverive është bërë meqë grupet teknike ende nuk kanë përfunduar me hartimin e marrëveshjeve që do të nënshkruhen. Ata mohojnë se kjo është bërë për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë në fillim të muajit maj.

Por, opozita në Kosovë e sheh të pakuptimtë një takim të tillë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë, pasi veprimet e Qeverisë së Gruevskit kanë atakuar drejtpërdrejtë shqiptarët në këtë shtet. Edhe analistët në vend thërrasin Qeverinë e Kosovës që të mos takohet me Qeverinë e Gruevskit, e cila është e delegjitimuar edhe në sytë e qytetarëve vendor dhe ndërkombëtarë.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, thotë për KosovaPress, se procesi për takimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë është në nivelin teknik dhe një takim i t illë besojnë se do të ndodh në qershor.

Ai tha se janë grupet teknike që po punojnë vazhdimisht në hartimin dhe prezantimin e ideve me të mira se çka mund të arrihet konkretisht dhe çka do të jetë agjenda e dy qeverive. “Është e vërtetë se është proklamuar në maj por kanë qenë çështjet teknike, sepse duhet të hartohen edhe marrëveshje, se çka është e arritshme brenda kësaj mbledhje të qeverive, se çka duhet të parapërgatitet për një mbledhje të ardhshme. Pra është në nivelin teknik dhe presim nga grupet teknike të sjellin në tavolinë se çka është e mundshme, që përputhet me interesin e dy qeverive që të arrihet në mbledhjen e dy qeverive. Është e vërtetë që është proklamuar në maj, por po besoj që gjatë muajit qershor do të ndodh”, tha Abrashi.

Ai mohon kategorikisht se ngjarjet e zhvilluara në Kumanovë me 9 dhe 10 maj kanë ndikuar në shtyrjen e këtij takimi.

“Jo, ashtu siç thash kanë qenë grupet teknike që kanë punuar dhe po punojnë në arritjen e marrëveshjeve të shpejta që janë në frymën e bashkëpunimit regjional. Thjeshtë ka mbetur për çështje teknike, kanë qenë çështjet teknike…Jo, jo absolutisht”, thotë Abrashi.

Por, ndryshe mendon deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili thotë se është e pakuptimtë të mbahet një takim me Qeverinë e Gruevskit, pas ngjarjeve që ndodhen në Kumanovë, ku veprimet e tyre kanë atakuar drejtpërdrejtë shqiptarët.

“Pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Kumanovë, mend oj që kjo është drejtpërdrejtë që ka ndikuar në shtyrjen e takimit të dy qeverive. Sepse, nuk ka kuptim që të ulesh me Qeverinë e Gruevskit ku shihen veprimet e tyre drejtpërdrejtë që ka atakuar shqiptarët…Unë mendoj që pa u sqaruar çdo detaj, çka ka ndodhur në Kumanovë, si ka ndodhur dhe si ka ndodhur, mendoj që është e tepërt që të flitet që të ulen dy qeveritë dhe të takohen për një relaks të atyre, apo marrëveshjeve ndër shtetërore”, tha Lekaj për KosovaPress.

Lekaj insiston se Qeveria e Kosovës duhet të këmbëngul që të bëhet një hetim i pavarur për atë që ka ndodhur në Kumanovë.

Edhe analisti Milazim Krasniqi thotë për KosovaPress se Qeveria e Kosovës nuk duhet të zhvilloj takim me Qeverinë e Nikola Gruevskit, e cila është totalisht Qeveri e delegjitimuar në sytë e qytetarëve maqedonas dhe atyre botëror.

“Personalisht mendoj që Qeveria e Kosovës nuk do duhej të mbante mbledhje me Qeverinë e Gruevskit për arsye se edhe nga përgjimet, por edhe nga masakra e Kumanovës është dëshmuar se Qeveria e tij është Qeveri antishqiptare, një Qeveri destabilizuese dhe si e tillë nuk i bënë nderë absolutisht takimit me të, Qeverisë së Kosovës. Prandaj besoj se duhet të pritet zhvillimi i ngjarjeve në Maqedoni, duhet të pritet zgjedhja e një qeverie tjetër për të vazhduar pastaj bashkëpunimin rajonal që është i natyrshëm, i dobishëm, i rëndësishëm, por jo me tipat e Gruevskit që vrasin qytetarë të pafajshëm, inskenojnë masakra, sepse thjeshtë kjo Qeveri ka falimentuar edhe në sytë e opinionit vendor edhe botëror”, tha Krasniqi.

Ideja e takimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë, kishte ardhur pas takimit të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në kuad ër të intensifikimit të bashkëpunimit të vendeve të rajonit.

Madje, këtë e kishin konfirmuar në fund të marsit edhe vet kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, por edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Kosovë.KP

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare