Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të mbaj Kuvendin zgjedhor të dielën, me 31 maj. Për kreun e LDK-së tashmë kanë bërë publike pretendimet kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa (kryeministër i Kosovës) dhe Vjosa Osmani, (aktualisht deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës).
Ndërkaq, si pretendent potencial përmenden edhe ish- kryetari i LDK-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe nënkryetari aktual i partisë, Lutfi Haziri.
Lidhja Demokratike e Kosovës, është subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë. Kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe tre kryetarë të ndryshëm.