Limaj: Më mirë OKB’ja ta krijojë Gjykatën Speciale

E publikuar: 29/05/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Limajn, më mirë do të ishte që OKB-ja të krijonte Gjykatën Speciale.

“Më me interes është që Këshill i Sigurimit se sa ne. Kjo çfarë po na kërkohet neve është dëmtimi i sovranitetit të Kosovës. Ajo s’ka punë me Kosovën por me individ”, u shpreh ai.

Po ashtu, Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se shtyrja e seancës së sotme për votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është bërë nga koalicioni qeveritar, PDK-LDK.

Sipas tij, deputetët që nuk do ta votojnë për këto amendamentet, janë persona me dinjitet.

“Koalicioni qeveritar nuk ka mundur t’i bind deputetët që të votojnë kundër vullnetin të tyre dhe qytetarëve të vendit, shpresoj që kjo është ajo. Megjithatë në parlament të Kosovës ka njerëz me dinjitet”, ka thënë ai gjatë emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova.

Amendamentet që i ka dorëzuar Qeveria e Republikës, sipas Limajt janë të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.