Avokati Guy Smith: Specialja krijon gjyqësi paralele

28.05.2015 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati Guy Smith: Specialja krijon gjyqësi paralele

Gregor Guy Smith, avokat mbrojtës i Sylejman Selimit, është shprehur i shokuar me dënimet e shpallura nga gjykata për të akuzuarit në Rastin “Drenica”. Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale nuk duhet votuar ngase nuk sjell kurrfarë dobie për Kosovën.
Avokati Smith në Info Magazine të Klan Kosovës foli për dënimin e klientit të tij, dëshmitë e ofruara nga prokuroria, si dhe procedurën e gjykimit.

Ai i quajti të munguara dëshmitë që vërtetojnë fajësinë e klientit të tij dhe paralajmëroi apelim të aktgjykimit në shkallën e dytë.

“Bazuar në atë që kam parë në gjykata, mendoj se është e drejtë të them se jam i zhgënjyer dhe i shokuar me vendimin e gjykatës. Lloji i dëshmive që janë prezantuar nuk kanë qenë të mjaftueshme që gjykata të marrë një vendim të tillë. Prandaj, nuk u besoj dëshmive të ofruara”, tha ai.

“Besoj që kemi argumente të qëndrueshme ligjore për ta apeluar aktgjykimin. Duhet të presim për të parë aktgjykimin në formë të shkruar. Por, do ta apelojmë”, tha Smith.

Avokati i Selimit e forcoi qëndrimin e tij kundër vendimit të gjykatës duke e quajtur “proces politik”.

“Duke pasur parasysh kohën dhe sfidat me të cilat po përballet vendi juaj dhe kërkesat ligjore të cilat do të paraqiten në të ardhmen, mendoj se do të ngrihen shumë çështje politike. Ky rast ka të bëjë me çështje politike më shumë sesa që është pritur”.

Guy Smith foli edhe për Gjykatën Speciale, mënyrën në të cilën ajo po krijohet, krimet që do t’i gjykojë dhe gjyqësinë paralele që ajo do të krijojë.

“Unë mendoj se nesër do të jenë dy vendime – jo një. Vendimi i parë është për ndryshimin e Kushtetuesës, ndërsa vendimi i dytë për Gjykatën Speciale. Ende nuk i dimë premisat e Gjykatës Speciale dhe krimet që do të trajtohen – janë shumë parime që do të tejkalohen me këtë gjykatë” , tha ai, transmeton Klan Kosova.

“Në fakt, ato nuk do të jenë ligje kosovare, por ligje që do të konstituohen brenda gjykatës. Jam habitur kur kam dëgjuar që arkivat e gjykatave – që nënkuptojnë procesverbalet – nuk do të jenë në dispozicion të Kosovës. Nëse nuk keni arkiva që nuk janë në dispozicionin tuaj, atëherë njerëzit e juaj nuk kanë histori”, tha ai.

Smith po ashtu tha se kjo gjykatë nuk duhet votuar ngase nuk sjellë kurrfarë dobie për Kosovën.

“Nuk e kam të qartë qëllimin pse një vend lejon që t’i ndodh kjo. Cili është përfitimi për kombin, për vendin, për popullin? Duhet të ketë ndonjë përfitim, përndryshe pse duhet të votohet?”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike