Beyonce dhe Jay Z u mbërthyen nga qindra fansa teksa po largoheshin nga zyrat e kanalit të tyre muzikor Tidal gjatë ditës së martë në Oslo të Norvegjisë.
Portali “Justjared” shkruan se këngëtarja 33 – vjeçare dhe reperi 45 – vjeçar u përpoqën që të largoheshin me automjetin e tyre, por kjo nuk qe e mundur, pasi qindra fansa u mblodhën rreth e rrotull makinës duke e bërë të pamundur që të lëviznin.
Gjatë ditëve të fundit, Bey and Jay kanë qenë nëpër Europë. Ata u fotografuan gjatë ditës së diel në Itali, pasi kishin marrë pjesë në dasmën e miqve të tyre.