Veshjet e të famshmeve janë në qendër të vëmendjes në këtë edicion të Festivalit të Filmit në Kanë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, u duk magjepsëse në një kostum me ngjyrë të bardhë të cilin e kishte veshur në një koncert në Hotel Marriott.
Megjithatë, Bukuroshja 24 vjeçe ekzagjeroi me pjesën e sipërme të veshjes përkatësisht me anën e majtë ku për pak sa nuk i dilte gjoksi jashtë. Rita vazhdimisht mundohej që ta mbulonte gjoksin me dorë për t`u siguruar se nuk do t`i dalë jashtë.
E mahnitshme, Rita u duk është përgjatë gala mbrëmjes humanitare për të prekurit me AIDS.
Aty Rita kishte veshur një fustan të kuq. M.L.