Prokurorët në Portugali thonë se po hetojnë një polic i cili goditi një burrë përballë fëmijëve të tij të vegjël jashtë një stadiumi futbolli.
Videoja tregon momentin kur Jose Magalhaes u shty në tokë dhe u godit fillimisht me një shkop dhe policia largoi djemtë e tij të cilët qanin për babanë.
I njëjti polic gjuajti me grushte edhe gjyshin e fëmijëve në fytyrë dy herë, kur ai u përpoq të ndërhynte. Incidenti ndodhi jashtë stadiumit Guimaraes pasi Benfica fitoi titullin e ligës portugeze.
Mediat lokale raportojnë se polici, Filipe Silva, pretendon se ishte fyer verbalisht dhe pështyrë nga burri, një akuzë që zoti Magalhaes e mohon.