Varësia për video-lojëra ende nuk është parë si një problem serioz. E megjithatë, gjithnjë e më shumë ka njerëz të cilët kanë një mani ndaj tyre dhe shpenzojnë orë dhe orë para kompjuterëve. Ajo fillon si një argëtim i rastit, lehtë rritet si një zakon i çdo ditshëm, dhe pastaj kalon në varësi.
Dhe ndoshta një nga shembujt më të çuditshëm se si njerëzit janë bërë të varur nga video-lojërat vjen nga Kina.
Një grua e re kishte lindur një fëmijë në një internet kafe, dhe vazhdoi të luajë lojën sikur asgjë nuk kishte ndodhur, shkruajnë mediat e huaja.
Gruaja kineze (24) ishte grindur me familjen e saj dhe kishte ikur nga shtëpia. Në qytetin e Nanchang thuhet se ka kërkuar një hotel.
Pasi kishte humbur portofolin, në pritje të të dashurit të saj, ajo ishte futur në një internet-kafe. Në WC-në e kafenesë, e kishte lindur fëmijën e saj të parë, vajzë, gjë pas së cilës kishte vazhduar lojën.
Një nga të ftuarit në kafene kishte dëgjuar një britmë nga tualeti dhe aty e gjeti një të porsalindur. Pas kësaj, mysafirët tjerë e kishin mbështjellë beben e porsalindur me një copë leckë dhe e kishin thirrur Ndihmën e Shpejtë.