Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme

19.05.2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme

Shëndoshja, ashtu sikurse dobësimi duhet të bëhet vetëm në mënyrë të shëndetshme!

Edhe pse shumica e njerëzve sot do të ndjenin “zili” po të dëgjonin dikë të shprehet se ka nevojë të shëndoshet, egzistojnë njerëz që e kanë këtë “problem”. Njerëzit që kërkojnë të shtojnë në peshë paraqesin arsye të ndryshe, ku arsyeja kryesore është shtimi i masës muskulore. Sipas specialisteve dietologë, të shtosh në peshë në mënyrë të shëndetshme është më e vështirë sesa për njerëzit që duan të dobësohen.

Të jesh pak nënpeshë nuk është domosdoshmërisht problem. Nëse ndjehesh fizikisht mirë dhe funksionon normalisht në jetën e përditshme, të qenurit pak nën peshën ideale nuk është një problem, madje të qenurit i dobët shoqërohet me benefite shëndetësore në vitet e moshimit.

Pavarësisht arsyes që keni për të shtuar në peshë, duhet të ushqeheni shpesh dhe mund të nevojitet të shtoni ndonjë vakt duke ngrenë në total 6 herë në ditë. Kjo është e nevojshme pasi stomaku nuk është i mësuar për sasi të mëdha ushqimi prandaj duhet ndarë në shumë vakte. Përpiquni që në çdo vakt të përfshini ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndyrë si bukë të zezë, salcë ullinjsh dhe djathë. Duke shtuar sasinë ditore me 500 kalori në ditë mund të arrini një shtim të peshës prej 0,5 kg në javë.

Një aspekt i rëndësishëm për të shtuar në peshë është edhe hapja e oreksit. Nëse nuk keni urinë e duhur për të konsumuar ushqim ka disa mënyra se si të stimuloni oreksin tuaj.
Ja disa nga mënyrat për të hapur oreksin:

1. Shëtisni pas ushqimit. Një nga më të njohurat është një ecje e shpejtë në këmbë për disa minuta menjëherë përpara vaktit.

2. Konsumoni ushqime të preferencës tuaj dhe në orët e ditës që ndjeheni më të predispozuar për të ngrënë.

3. Bëni ushqimin sa më tërheqës. Për ta bërë ushqimin më tërheqës shtoni erëzat e preferencës suaj dhe kripë sipas dëshirës.

4. Përdorni aperitivë për të hapur oreksin (pije, supra, etj.).

5. Konsumoni sallatat në fund të vaktit dhe jo në fillim. Në to përdorni sa të mundeni vaj ulliri ekstra të virgjër.

6. Konsumoni pas çdo vakti një ushqim të ëmbël si psh. mjaltë, reçel frutash, çokollatë.

7. Nuk duhet pirë ujë para ose gjatë ushqimit si edhe duhet zëvendësuar uji me lëngje të freskët të shtrydhur ose me qumësht.

8. Zgjidhni ushqime jo vetëm me vlerë të lartë kalorike por edhe me paketë të pasur nutrientesh si vitaminash edhe mineralesh. Të tilla ushqime janë: vaji i ullirit, mjalti, kosi, gjalpi, qumështi, ajka e qumeshtit, gjalpi i kikirikut, majoneza, buka, frutat e thata si arrat, bajamet dhe frutat e thara si rrushi i thatë, thanat e thara, etj.

Bëni kujdes që shtimi i ushqimit duhet të bëhet gradualisht dhe jo që ditën e parë. Filloni të vendosni çdo ditë nga një sasi të vogël ushqimi me shumë seç hani zakonisht duke e shtuar gradualisht ditë për ditë.

DIETA PËR SHTIMIN E PESHËS

Menyra me e shendetshme per te shtuar ne peshe bazohet ne rritjen e kalorazhit ditor, ne menyre qe ai te tejkaloje sasine e kalorive qe mund te harxhohen gjate dites. Për të shtuar në peshë na duhet të ushqehemi me 500-1000 kalori në ditë më shumë se normalisht. Shembuj që sjellin 500 kalori më shumë janë:

1. 1 gotë qumësht me yndyrë të plotë + 2 feta bukë të zezë + 2 lugë vaj ulliri + 40gr djathë të bardhë.

2. 1 kupë kos me yndyrë të plotë + 2 lugë mjaltë + 1 banane + 1 lugë stafidhe

3. 2 kupa makarona me 50gr djathë

4. 2 patate mesatare me vaj ulliri dhe një kokërr vezë të zier/kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)