Adelina: Nuk ndjej konkurrencë

E publikuar: 16/05/2015 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, nuk mendon se ka konkurrente në tregun shqiptar.

E ftuar në emisionin Talk në KTV, ajo është shprehur se këngët i bën vetëm për fansat e saj dhe se nuk e shikon asnjë këngëtare si rivale.

“Unë s’kam konkurrente. Unë nuk ndjej konkurrencë. Nuk këndoj për konkurrencë, por vetëm për fansat e mi”, ka theksuar këngëtarja.

Kur është pyetur se kujt i thotë “Mos më duaj sot” në këngën me të njëjtin emër, Adelina ka thënë: “Dikujt që i është kujtuar vonë të më dojë”.

adelina1