Berat Buzhala njihet si gazetar dhe analist i guximshëm në Kosovë. Shkrimet e tij shpesh herë kanë zgjuar debat në Kosovë dhe më gjërë. Është kërcënuar dhe apostrofuar nga njerëz të ndryshëm dhe me emra të ndryshëm, por ende askush nuk ka mundur ta prek as më gishtin më të vogël.
Por, sot Beratin e ka gjetur “belaja” më atë që më së paku e ka pritur. Mu në shtëpinë e tij, raporton “Kosovarja”.
Derisa Berati ishte duke luajtur më djali i tij Gega, papritmas e merr një shqelm në fytyrë. Për fatin e tij të mirë, Berati ka shpëtuar pa lëndime.
Pavarësisht kësaj, Berati është i vendosur për të na sjellur akoma shkrime interesante dhe që nxisin debat publik në Kosovë!/ Kosovarja/