Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë është duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa qytete si Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Istog.
Njësitë Speciale janë duke bastisur lokalet që dyshohet se janë duke zhvilluar ilegalisht lojëra të fatit.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia apo Prokuroria mbi këtë aksion.
















