Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin bllokadën në Hormuz

E publikuar: 13/04/2026 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anijet sulmuese iraniane do të “eliminohen” nëse i afrohen bllokadës detare amerikane.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump në një postim të ri në Truth Social.

“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anijet në det.”