FC Ballkani ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull, duke barazuar 1-1 me Gjilanin në javën e 28-të të Albi Mall Superligës.
Suharekasit e nisën mirë takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Megjithatë, Gjilani nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 83-të, duke i dëmtuar seriozisht ambiciet e kampionëve në fuqi.
Me këtë barazim, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 49 pikë, tashmë pesë pikë prapa liderit, Dritës, ndërsa Gjilani blindon pozitën e tretë me 43 pikë.


















